Aktualitet

Çështja e detit, ironia e Ramës: Luli, Saliu dhe Monika po e mbrojnë me kanoe








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 29/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama  vijon të hedhë poshtë zërat mbi një marrëveshje të fshehtë me Greqinë, për shtrirjen e kufijve të saj në detin Jon deri në 12 milje.


Në konferencën e sotme për mediat, Rama nuk e shmangu ironinë kundrejt kundërshtarëve të tij politikë.


“Kam një kolegun tuaj këtu që më thotë: Shiko, atdheun se po ta merr armiku. Ke Lulin, Saliun dhe Monikën me kanoe. Dil edhe ti! Mbroni ujërat e Shqipërisë nga armiqtë imagjinarë!”, u shpreh Rama duke iu referuar kështu akuzave të opozitës, se ai ka rënë në dakordësi fshehurazi me palën greke për çështjen e detit.


 


 



Etiketa: , , , , ,

Pas