Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çështja e detit – Rama mbron Greqinë: Keqinterpretimet vijnë nga maskarenjtë!

by mapo.al
07/02/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Kryeministri Edi Rama vijon të mbrojë shtrirjen e Greqisë me 12 milje në detin Jon, teksa nuk kursen fyerjet për çdokënd që e konsideron tradhti qëndrimin e tij.

Nga Saranda, Rama u shpreh se“ata që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj, qenie të ulëta, dhe për fat të keq kanë një pjesë të njerëzve që i ndjekin nga pas.”



Kreu i qeverisë iu drejtua opozitës, presidentit Ilir Meta dhe aktorëve kryesorë politikë në Kosovë, ndërsa tha për të disatën herë se Greqia ka ushtruar të drejtën e vet me shtrirjen në ujërat territorialë, dhe se vendimet e këtij shteti janë keqinterpretuar masivisht.

“Edhe Konventa e thotë shumë qartë, që kjo e drejtë ushtrohet aty ku është mundësia fizike. Asnjë shtet nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë arbitrarisht, nuk e bën dot”, – theksoi Rama.

*****

Vendimet e Greqisë, që këtu janë keqinterpretuar masivisht, janë vendime që nuk kanë lidhje me cështjen e detit mes nesh dhe Greqisë për një arsye të thjeshtë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj dhe pastaj gjithë ekonominë e detit ne duhet ta spostojmë në Virua. Nuk di sa herë duhet ta përsëris. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje nga këtu e në Greqi dhe as e kundërta. Nëse Greqia shtrihet 12 milje i bie që ne këtu në Sarandë dhe ti atje, të flasim nga Greqia.

Është një absurditet i gjithi. Që ta sqaroj dhe njëherë tjetër, 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Deti Jon nuk fillon në Butrint, një pjesë e konsiderueshme e këtij deti është matanë dhe matanë ka Greqia hapësirë për t’u shtrirë 12 milje në raport me Italinë. Pra, në atë pjesën që ata u morën vesh me Italinë. Edhe Konventa e thotë shumë qartë, që kjo e drejtë ushtrohet aty ku është mundësia fizike. Asnjë shtet nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë arbitrarisht, nuk e bën dot. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990 me 6 milje.

Aty ku kjo e drejtë nuk ushtrohet dot, për arsye se nuk ka vend, duhet bërë marrëveshje. Ne do të shkojmë në gjyq, se nuk kemi marrëveshje, nuk jemi marrë dot vesh, pikërisht se nuk ka hapësirë. Dhe ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja mund të bëhet fshehurazi është një ide komplet absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me dy këmbë, sidomos në rrjetet sociale, që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë.

Për këtë arsye, ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, që janë përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Nuk di asnjë fjalë tjetër, përveç fjalës maskara! Qenie të ulëta, të padenja, që nuk meritojnë asnjë respekt. Por fatkeqësisht ka një pjesë, gjysmëanalfabetësh, që i dëgjojnë dhe i japin vetes pamjen e patriotit. Dua t’iu them atyre që shqetësohen për këtë, që është absurditet.

Marrëveshja e vjetër ishte problem dhe në dëm të Shqipërisë, që e bënë ata që sot flasin, që sot i fryjnë zjarrit, që iu thonë peshqve sot të hidhen përpjetë se u shit deti. Ajo marrëveshje është zhbërë. Unë jam shumë krenar që arritëm të vendosnim gjuhën e komunikimit me Greqinë. Marrëdhëniet me Greqinë janë absolutisht shumë pozitive.

Tags: Edi RamaShtrirja e Greqise ne JonVideo

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Është lezbike dhe ka kryer operacione plastike? Enca i përgjigjet thashethemeve

"Thashë PO!" - Enca qenka fejuar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In