Kronika

Çështja: Rebusi i Izet Haxhisë






               Publikuar në : 12:54 - 29/11/18 |
mapo.al

Çështja e Izet Haxhisë vazhdon të jetë një rebus i vërtetë sa i takon zhvillimit të procesit ne Apel. Tërheqja e tre gjyqtarëve nga procesi i rigjykimit rrezikon bllokimin. Treshaj e gjyqtarëve Valdet Hoxha, Astrit Haxhialushi dhe Genti Shala kanë deklaruar se janë në konflikt interesi pasi janë kolegë me Fatmira Hajdarin, bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari.


Vizion Plus ka mësuar se kreu i Gjykatës së Apelit, Hysni Demiraj, i ndodhur përballë këtij problemi, i është drejtuar përmes një kërkese KLD-së duke i kërkuar delegimin e një gjyqtari nga gjykatat e tjera për këtë çështje.



Edhe në seancën e para pak ditëve, Haxhia kërkoi një trupë tjetër gjykuese për çështjen nga radhët e gjyqtarëve që kanë kalaur vettingun, pasi, sipas tij, Gjykata e Apelit është e kapur nga Berisha e Meta.

Izet Haxhia, pas ekstradimit nga Turqia, ka kërkuar rigjykim për dënimin me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e Hajdarit.

Ai paraqiti një listë prej 43 emrash në Gjykatë për të dëshmuar në lidhje me çështjen, por edhe pse rikthimi i Haxhisë u bë me shumë bujë pasi u mendua se do të zgjidhej përfundimisht çështja Hajdari, e cilësaur ndryshe dhe si vrasja e “Shekullit”, deri më sot nuk ka ndodhur asgjë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas