Kronika, Kryesore

‘CEZ’/ Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha akuza dhe ironi pas përballjes në Gjykatë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për të pushuar çështjen në ngarkim të Sali berishës, Shkëlzen Berishës dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSH-së në vitin 2009 te kompania çeke “CEZ”.


“I bëj thirrje prokurorisë së Tiranës dhe gjykatës që mos përdorë makinacione për ta pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nuel Kalajt, Shkëlzen Berishës etj., për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ dhe më pas rishtetëzimi.

Dua ta përdor këtë moment për ti bërë një thirrje prokurorisë që të vijojë hetimet dhe me shpresën e gjithë shqiptarëve që SPAK ngrihet së shpejti le të jetë kjo një prej dosjeve që ti vihet në dispozicion SPAK . Është e turpshme që pas 18 mujash që kur është bërë kallëzimi, nuk mund të na thotë prokuroria që nuk gjejmë dot Nue Nik Kalaj, i cili kandidon në Kosovë për anëtar të këshillit komunal në Prizren. Ata që i friken reformës në drejtësi dhe për shkak të afrimit të ditës së gjykimit dhe ngritjes së SPAK thirrin protesta, e kanë gabim. Rruga e drejtësisë së re nuk ndërpritet as me protesta, as me bojkote, as me të qara as me të bërtitura”, u shpreh Balla.

Nga ana e tij, Shkëlzen Berisha u shpreh i bindur në dënimin e Ballës, ndërsa konsideroi ironike faktin që në kohën kur e akuzonte ai udhëtonte me një trafikant droge.

“Taulanti doli me tezën që ishte urdhri i partisë për të gënjyer përgjatë komisionit hetimor parlamentar. Nuk dha asnjë provë për të vërtetuar shpifjen për evazionin fiskal që pretendon. U përpoq të rikthente vëmendjen te komisioni i dështuar hetimor parlamentar që ai e udhëhiqte. Ironia është që në atë periudhë i pandehuri më akuzonte mua për udhëtime ose për lidhje me persona që unë nuk kisha asnjë kontakti. Kanë kaluar 2 vjet dhe nuk kanë provuar asnjë lidhje të vetme. Është ironike sepse në atë periudhë, kryetari parlamentar i PS, sekretari i përgjithshëm i PS, udhëtonte me një trafikant droge nëpër rezorte, nëpër destinacione turistike të Evropës. Ky trafikant droge, Edmond Bego ka fituar 6 mln euro nga entet shtetërore. Jo vetëm i ka fituar, por i ka fituar duke mos pasur të drejtë të marrë pjesë në garë sepse ka qenë i dënuar për trafik droge”, tha Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

/Gazeta Mapo/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas