Aktualitet

“Çfarë çike” – Rama pret në Tiranë Dua Lipën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:39 - 23/07/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë artisten shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa. Kreu i qeverisë thotë se Dua Lipa i la gjurmët e një vajze të mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi.






“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Vrasja e Sabrinës nga ish-bashkëshorti, protestë në Tiranë dhe Fier







1






Etiketa: , , ,

Pas