Sunday, June 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë dihet deri më tani për incidentin ku vdiq Zafire Hasanaj

by mapo.al
07/05/2019
in Kronika, Kryesore
0

Nga Imants Viksne, NRA

Atje ku ka armë, municione dhe eksplozivë, ndodhin të tilla gjëra. Në bazën ushtarake Adazi, tragjedia goditi dje një njësi të kontigjentit shqiptar të batalionit të NATO-s. Nuk dihet se çfarë shpërtheu saktësisht, por si rezultat i shpërthimit humbi jetën Zafire Hasanaj, ndërsa u plagosën dy pjesëtarë të forcave të armatosura shqiptare.

Një nga të plagosurit është në reanimacionin e spitalit Gailezera pas operacionit. Shpresojmë që t’ia dalë. Tjetri ka pësuar një lëndim më të lehtë.

Shpërthimi u regjistrua rreth orës 9:30 të mëngjesit. Leonid Kalninsh, komandant i Forcave të Armatosura Kombëtare shprehu mirënjohjen për gatishmërinë e treguar nga Shërbimi i Emergjencës Mjekësore. Ata mbërritën me shpejtësi rrufe. Por fatkeqësisht, oficerja e re nuk ia doli. Ajo vdiq brenda një ore.

Dihet se ngjarja ka lidhje me neutralizimin e një mjeti të pashpërthyer- Shqipëria i ka dërguar xhenierët e saj direkt në Grupin Luftarak të NATO-s në Letoni. Siç shpjegoi komandanti Kalninsh gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp dje, shqiptarët, sipas specializimit të tyre, po përgatisnin një zonë për të operuar, në mënyrë që njësitë e tjera të kalonin të sigurta. Drejtuesi i Grupit Luftarak të NATO-s, Joshua Maid tha se më shumë se 50 trupa shqiptare ishin të angazhuara me këtë detyrë. Se çfarë shpërtheu ekzaktësisht dhe arsyeja mbeten të paqarta.

Në median shqiptare thuhet se misioni ishte shkatërrimi i minave nga Lufta e Dytë Botërore. Ndoshta aleatët kishin vendosur të merreshin me trashëgiminë ushtarake, pasi ka shumë mina të tilla në Letoni. Në pranverë toka kontrollohet imtësisht. Javën e shkuar, vetëm xhenierët letonezë neutralizuan 343 mjete shpërthyese.

Sidoqoftë duhet të kemi parasysh se poligoni Adazi është duke u përdorur në mënyrë intensive, ndaj ekziston mundësia që të bëhet fjalë për një mjet shpërthyes me origjinë më të re se koha e Luftës së Dytë Botërore. Në rast se njësitë e tjera, si e jona, janë larguar nga zona, ky aspekt i përgjegjësisë duhet të merret në konsideratë.

Në Letoni, grupi shqiptar është relativisht i vogël, kështu që nuk pati asnjë nga kontigjenti shqiptar në konferencën për shtyp. I gjithë lidershipi ishte angazhuar me hetimet. Natën erdhën edhe atasheu ushtarak shqiptar dhe përfaqësuesi në Bruksel. Pala letoneze ka ofruar mbështetje për shqiptarët, duke përfshirë edhe transportin e oficeres së vdekur dhe të ushtarëve të dëmtuar në shtëpi.

Komandanti Kalninsh shpreh keqardhjen për atë që ndodhi. Ky është një mjedis i rrezikshëm, një profesion i rezikshëm dhe një në 10 milionë raste fatkeqësisht ndodhin pavarësisht profesionalizmit të lartë të ushtarëve. Ngushëllime për Shqipërinë kanë shprehur zyrtarët më të lartë të shtetit. Sigurisht kanë reaguar edhe liderët shqiptarë.

Kjo nuk është hera e parë që një ushtarak vritet në Letoni gjatë paqes. Rastet janë të ndryshme- si për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ashtu edhe për shkak të aksidenteve të trafikut. Ose hedhjet e gabuara me parashutë. Por rasti më i rëndë u regjistrua në vitin 2011, me një shpërthim në të njëjtën bazë ushtarake, në Adazi, të shkaktuar nga papërgjegjshmëria totale e një roje kombëtare. Ai gjeti një granatë të pashpërthyer dhe nuk e raportoi menjëherë gjetjen tek drejtuesit, por e vuri atë në një qese në një autobus finlandez. Shtatë ushtarë u plagosën gjatë shpërthimit. Një nga të plagosurit ndërroi jetë menjëherë. Një tjetër është i paaftë për të vazhduar jetën. Dhe gjëja më e tmerrshme është se fajtori ishte nën ndikimin e alkoolit në stërvitje, por askush nuk e vuri re. Ose pretenduan se nuk e vunë re.

Tags: detajetHetimetincidentiletonivdekjaZafire Hasanaj

JU SUGJEROJME

Aksident/ Makina përplas të miturin 10-vjeçar
Aktualitet

Aksident/ Makina përplas të miturin 10-vjeçar

12/06/2022
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar

12/06/2022
PS feston 31-vjetorin, festa zhvillohet përballë oborrit të selisë së PS-së
Kryesore

PS feston 31-vjetorin, festa zhvillohet përballë oborrit të selisë së PS-së

12/06/2022
Dita e çlirimit të Kosovës/ Nikolla jep mesazhin: Është vepër e UÇK-së
Kryesore

Dita e çlirimit të Kosovës/ Nikolla jep mesazhin: Është vepër e UÇK-së

12/06/2022
Next Post
OKB: Provat me raketa të Koresë së Veriut rrisin tensionet në rajon

OKB: Provat me raketa të Koresë së Veriut rrisin tensionet në rajon

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Plagosje me armë zjarri në Kosovë
  • Aksident/ Makina përplas të miturin 10-vjeçar
  • Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar
  • PS feston 31-vjetorin, festa zhvillohet përballë oborrit të selisë së PS-së
  • Arrestohet Kajmaku, Hoxha: Po i ecte mirë trafiku, e morën vesh që kishte bërë para



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In