Këto pamje tregojnë momentin kur një luaneshë përleshet me një luan që më herët i kishte vrarë këlyshët.
Skenat u filmuan në Kenia në një rezervat natyror. Dy luanë nomadë shkaktuan trazira në një grup luaneshash, duke i vrarë njërës prej tyre tre këlyshët.
Mendohet se luanesha nisi të çiftëzohet me njërin nga luanët për t’i tërhequr vëmendjen që të mos i vriste edhe këlyshin tjetër, që dukej i plagosur, por merrte frymë.
Megjithatë, kur e kuptoi se shanset për mbijetesën e të voglit janë të paketë, ajo nisi sulmin.
Fotot janë bërë nga Paul Goldstein.