Çfarë duhet të bëni kur ndiheni të zhgënjyer nga dikush

Mund të jetë e vështirë të ndihesh i zhgënjyer nga njerëzit që do 

Nga Toni Bernhard, Psychology Today



Vëreni që nuk e titullova këtë artikull: “Çfarë duhet të bëni kur ju zhgënjen dikush”. Kjo për arsye se, sipas përvojës time, nuk është ajo çfarë neve na ndodh që na bën të ndihemi jo të lumtur. Është reagimi ynë ndaj saj- dhe se si ne ndihemi- bërthama e këtij reagimi.

Para disa vitesh u ndjeva e zhgënjyer nga një mik. Ajo ishte një nga njerëzit të cilën e konsideroja si mbështetësen time teksa jetoja ditë pas dite me dhimbje dhe sëmundje kronike. Përgjatë viteve, ajo ishte e rëndësishme për mua, edhe praktikisht (ajo më ndihmonte nëse kisha nevojë për ndihmë) dhe personalisht (ajo gjithmonë ishte aty për të më dëgjuar nëse unë dëshiroja të ndaja me të shqetësimet e mia).

Më pas, papritur, jeta e saj ndryshoi dramatikisht-në një mënyrë që ishte e mrekullueshme për të. Ajo ra në dashuri. Dhe megjithatë, nga perspektiva ime, ajo ishte larguar nga unë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Përjetova një sërë emocionesh, disa prej tyre më dukeshin kontradiktore. Për shembull, isha e lumtur për drejtimin që kishte marrë jeta e saj, por prapëseprapë zbulova që ndjeja mungesë vëmendje nga ana e saj. Doja që gjërat të ishin ndryshe për të, por në të njëjtën kohë, dëshiroja që gjërat mes nesh të ishin si më parë.

Në këngën “Song of Myself”, Walt Whitman shkroi se nuk ka asgjë të keqe me përjetimin e emocioneve kontradiktore. Në fakt, unë shpesh e gëzoj atë veçori të veçantë të mendjes njerëzore. Por me miken time, këto ndjenja në dukje kontradiktore po shtonin stresin tim ndërsa përpiqesha të përshtatesha me ndryshimet e reja në marrëdhënien tonë.

Për të marrë marrë veten nga ajo që po ndodhte, vendosa të bëja një listë të reagimeve të padobishme që bëhen kur ndihesh i lënë pas dore nga dikush. Pastaj kam bërë një listë të reagimeve të dobishme. Marrja dhe shqyrtimi i kësaj liste u provua të jetë jashtëzakonisht e vlefshme për mua, teksa u përshtata me këtë ndryshim në jetën time. Unë shpresoj se mendimet e mia do të jenë të dobishme edhe për ju.

Reagime të padobishme

  1. Të zemërohesh

Zemërimi nuk më ndihmoi aspak. Kjo madje edhe përkeqësoi simptomat fizike të sëmundjes sime. Më pëlqen mënyra se si Buda ka folur për zemërimin: Zemërimi të përplaset menjëherë në fytyrë si pluhuri i imët që hidhet kundër erës. Të zemërohesha për atë që kishte ndodhur ishte si të godisja kokën time pas murit. I vetmi person që lëndohej në këtë rast isha unë.

E vërteta është se, jeta është gjithnjë në fluks. Është e çuditshme të mendosh se marrëdhëniet gjithmonë do të mbeten të njëjta. Kur një marrëdhënie ndryshon në një mënyrë që nuk të pëlqen, zemërimi mund të lindë. Kjo është në rregull, por në vend që ta lëmë zemërimin të intensifikohet, lerëni veten të ndjejë trishtimin që e ka në themel. Ky është fillimi i procesit të shërimit.

  1. Të ushqesh frikën

Për habinë time, kam përjetuar pak frikë për atë që po ndodhte: kisha frikë se mund të humbisja të gjithë miqtë e mi dhe gjithë mbështetjen time. Kur lind frika, kam mësuar të vë në pikëpyetje vlefshmërinë e mendimeve që gjeneron. Unë nuk përpiqem t’i shtyp mendimet sepse, sinqerisht, mendja do të mendojë, çfarë ajo do që të mendojë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, nuk duhet t’i besoj këto mendime. Kur vura në pikëpyetje vlefshmërinë e mendimeve të mia, e kuptova absurditetin e supozimit se një ndryshim në një marrëdhënie do të thoshte se të gjithë të tjerët do të ndryshonin papritur dhe do të humbja të gjithë miqtë dhe mbështetjen time. Ky meditim e largoi frikën dhe, me këtë, erdhi një ndjesi lehtësuese.

  1. Të fajësosh veten

Kur shoqja ime ra në dashuri, herë pas here e folura negative me veten ngriti kokën e saj të shëmtuar. Shpeshherë e gjeja veten duke menduar: ‘Çfarë prisje ti? Duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e simptomave, ti je e paqëndrueshme si shoqe. Kush do të donte ta mbante këtë shoqëri për shumë kohë?’ Sa iracionale ishte të lidhja dashurinë e sapolindur të shoqes time me të metat e mia të dyshuara si shoqe! T’i dalësh kundër vetes në këtë mënyrë është reagimi më i dëmshëm.

Reagime të dobishme

  1. Duke pranuar se të gjitha marrëdhëniet ndryshojnë

Ndryshimi është një pjesë e pashmangshme e jetës. Të mendosh ndryshe të shpie në vuajtje të panevojshme. Rrethanat ndryshojnë; njerëzit ndryshojnë. Pranimi i kësaj si një pjesë e përvojës njerëzore lehtësoi dhimbjen mendore të këtij ndryshimi të veçantë, megjithëse nuk ishte ajo që unë preferoja.

  1. Ndjenja e lumturisë për të tjerët

Kur e kuptova se po ndieja pakënaqësi ndaj shoqes time, i kujtoja vetes që në të vërtetë ndjehesha e lumtur për të që dashuria kishte hyrë në jetën e saj, edhe pse ishte e vështirë për mua. Të jesh e lumtur për të tjerët quhet ‘mudita’ ose ‘gëzim empatik’ në praktikën budiste. Dhe kjo merr praktikë. Megjithatë, ia vlen, sepse ndjenja e lumturisë për të tjerët ju bën të ndiheni të lumtur. Më besoni për këtë.

  1. Të vësh në diskutim vlefshmërinë e mendimeve që tjerrim në mendje

E përmenda tashmë vlerën e vënies në pikëpyetje të vlefshmërisë së mendimeve. Është një praktikë kaq e vlefshme që unë dua ta përpunoj pak. Unë jam vazhdimisht e befasuar nga historitë e çmendura që mund të bëj me mendime që shkojnë në ekstrem, siç janë: ‘Është e qartë, ajo kurrë nuk më ka pëlqyer aq sa thoshte që në fillim, prandaj ajo e zhvendosi aq shpejt vëmendjen e saj tek dikush tjetër’. Kur e gjen veten duke tjerrur këto lloje të tregimeve stresuese, pyesni veten nëse ka ndonjë arsye për të supozuar se janë të vërteta. Në këtë situatë të veçantë, nëse nuk bisedoni me shokun tuaj për ndryshimin në marrëdhënien tuaj (që mund të jetë një ide e mirë, kjo varet nga rrethanat), ju nuk keni asnjë mënyrë për të ditur se çfarë po ndodh në mendjen e saj. Ajo mund të mendojë shumë mirë se çdo gjë rreth miqësisë suaj është në rregull.

  1. Hetimi se si burimi themelor i pakënaqësisë është një dëshirë e papërmbushur

Mosmarrja e asaj që duam është një përvojë e pashmangshme në rrugën e jetës. Jo një ditë (ndoshta edhe një orë) nuk kalon pa ndodhur që një nga dëshirat e mia të mos plotësohet. Kur unë jam në gjendje të njoh se dëshirat janë gjithnjë të pranishme, por shpesh janë të paplotësuara, unë jam më e aftë të çliroj veten nga burgu i dëshirave dhe të bëj paqe me jetën time ashtu siç është. Dhe kështu, u fokusova të shoh qartë se dëshira ime e vazhdueshme që kjo marrëdhënie të jetë sikur dikur nuk po më ndihmonte. Në të vërtetë, ajo ishte një burim i një vuajtjeje të thellë. Unë i thashë vetes se sa më shpejt që do mund ta pranoja pa hidhërim se nuk do të marr më saktësisht atë që dëshiroja nga marrëdhënia, mund të vazhdoja me jetën time (dhe me marrëdhënien). Të vazhdosh përpara në një situatë si kjo mund të marrë disa forma: duke vazhduar me marrëdhëniet, por duke ndryshuar pritshmëritë tuaja, duke punuar për të pasuruar marrëdhëniet tuaja të tjera ose për t’u afruar me njerëz të rinj.

  1. Duke e mbështjellë zhgënjimin me një mantel të vetë-dhembshurisë

Shumë vite më parë, bëra një angazhim për ta trajtuar veten me mirësi dhe me dhembshuri. Është dhurata më e madhe që i kam dhënë vetes. Në këtë situatë të veçantë, ajo ishte një antidot i përsosur për zhgënjimin tim dhe për ndjesinë e vetëfajësimit që here që shfaqej herë pas here. Për të kultivuar vetë-dhembshuri, unë ju rekomandoj që të filloni duke u zotuar që të jeni të mirë me veten (po, është kaq e thjeshtë) dhe më pas të jeni të kënaqur për të marrë hapa fëmijësh në fillim. Me praktikë, duke qenë aleati juaj i pakushtëzuar mund të bëhet një zakon i përjetshëm. Kur ndihesh i trishtuar ose i hidhëruar në një farë mënyre, ndihmon të flasësh me veten me zë të dhembshur. I përdor fjalët që lidhen drejtpërdrejt me situatën në fjalë. Këtu unë përsërisja në heshtje fjali për veten time të tilla si, ‘Është kaq e vështirë që të humbas shoqërinë e ngushtë që unë kisha dikur me mikeshën time’. Unë shpresoj që ju do të provoni vetë-bisedimin e mëshirshëm herën tjetër që ju do ta ndjeni veten në prag të synimit për të patur mendime gjykuese mbi veten tuaj. Kjo praktikë mund të hapë zemrën ndaj zhgënjimin tuaj dhe kjo bën të mundur t’i urojmë të gjithëve mirësi dhe lumturi dhe të përshëndesim aventurën tuaj të ardhshme me kureshtje dhe dashamirësi. Është e dhimbshme të ndjehemi të zhgënjyer nga dikush, por kjo ndodh për të gjithë ne. Shpresoj që ky diskutim i reagimeve të dobishme dhe të padobishme të jetë i dobishëm për ju, teksa ne kalojmë së bashku në rrugën e jetës.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252