Adenoma e prostatës është zmadhimi i gjëndrës së prostatës. Kjo ndodh në 40% të burrave që mbushin 60 vjeç.
Shkaku i saj nuk dihet mirë. I sëmuri ndjen pengesë dhe vështirësi në urinim. Urina del pa presion. Urinon shpesh, por pak nga pak, sidomos natën. Urina mbahet fare dhe i sëmuri ndjen siklet të madh.
Ka dhimbje të fortë në fund të barkut, fryrje dhe përzierje. Prostata është një gjëndër muskulore me bazë nga sipër dhe si hinkë nga poshtë dhe ajo luan shumë funksione hormonale.
Në adenomën e prostatës janë të të shpeshta infeksionet, që nga zmadhimi e saj deri te kanceri i prostatës.
Kura popullore
Merrni 100 gr lëkurë ngjyrë kafe të kokrrave të gëstenjës së egër të copëtuara. Hidhet në 1 litër alkool 96 gradë. Shishja e mbyllur lihet 10 ditë në vend të ngrohtë në hije dhe tundet herë pas here gjatë ditës. Kullohet me napë. Pihet 20 pika, 2 herë në ditë, e përzieni me pak ujë. Kura vazhdon 1 muaj. Është 20 ditë mjekim dhe 10 ditë pushim. Kjo kurë përsëritet 4-6 muaj.
Për tkurrjen e gjëndrës prostatike, merrni 1 grusht me fara kungulli fshati të pa qëruara. Zihet me 1 litër e gjysmë ujë derisa të mbetet 1 litër ujë. Pastaj kullohet dhe pihen 2 herë nga 1 filxhan çaji para buke, për 1 muaj rresht.
Merrni në darkë 1 gotë qumësht të zier lope dhe pijeni të ftohtë esëll në mëngjes, pastaj pihet edhe 1 kokërr vezë e freskët fshati. Ky mjekim bëhet për 1 muaj rresht.
Merrni sythet e plepit të zi dhe ziejeni në 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 10-15 lugë çaj me sytha të grimcuara dhe e lini 20-30 min. E kulloni dhe pini 2 filxhanë çaj të vakët dhe të ëmbëlsuar 1 në mëngjes dhe 1 në darkë.
Edhe qepa ka dhënë efekt të mirë te prostata. Merrni 2 kokrra qepë, grijini dhe futini në 2 gota ujë nga darka deri në mëngjes. Pihet 1 gotë ujë me këtë lëng në mëngjes esëll dhe 1 gotë në darkë vonë për 1 muaj rresht.