fbpx

Bota

Çfarë duhet t’iu mësoni fëmijëve për dashurinë






               Publikuar në : 20:21 - 08/10/19 |
mapo.alm

Përrallat nuk është se ua mësojnë fëmijëve versionin e vërtetë të dashurisë, prandaj kjo është arsyeja se përse duhet t’ua mësojmë ne vetë atyre. Fillimisht, fëmijët duhet ta dinë se jo gjithmonë ka fund të lumtur. Më poshtë keni disa gjëra të cilat duhet t’ua mësoni fëmijëve për dashurinë.


Abuzimi nuk është dashuri



Kur fëmijët vijnë në shtëpi duke vuajtur se po ngacmohen nga fëmijët e tjerë, mos u thoni se kjo nënkupton që ata e pëlqejnë fëmijën tuaj. Nëse veproni kështu, fëmija do të mendojë se abuzimi është shenjë e dashurisë dhe kjo nuk është e shëndetshme.

T’i dashuroni të tjerët nuk do të thotë se duhet ta dashuroni veten më pak

Fëmijët duhet ta dinë se kur e dashurojnë dikë, kjo nuk nënkupton se ata duhet ta sakrifikojnë veten. Normalisht se kompromisi është i rëndësishëm në çdo lidhje, por ata nuk duhet ta duan veten më pak në mënyrë që ta dashurojnë dikë tjetër.

Respekti është reciprok në dashuri

Fëmijët duhet ta dinë se respekti e dashuria shkojnë dorë më dorë. Ata duhet ta fitojnë respektin nga të tjerët dhe t’iu dhurojnë respekt të tjerëve. Ata gjithashtu duhet të mësohen se meritojnë respekt. Dashuria pa respekt është toksike.

Ndonjëherë dashuria nuk zgjat përgjithmonë

Filmat romantik mund ta bëjnë fëmijën tuaj të mendojë se dashuria duhet të zgjasë tërë jetën. Por e vërteta është se dashuria ndonjëherë nuk zgjat përgjithmonë dhe më mirë është ta përfundoni një lidhje e të vazhdoni me jetën.


Etiketa: , ,

Pas