Geldo Hoti është komando i ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës për përleshjen e armatosur në një bar restorant të njohur në Tiranë. 38-vjeçari, pjesë e forcave komando mësohet se nuk ka qenë pjesë e personazheve të përshirë në këtë ngjarje kriminale.
Megjithatë ai është ndaluar në cilësinë e personit që ka dijeni për krimin, pasi ka qënë në vendngjarje.
Gjithashtu ai është shok me komandon tjeter Meviol Bilo, i cili është shpallur në kërkim si autori kryesor i ekzekutimit të Fabjol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinit dhe Eljon Hatos.
Forca të FNSH Tiranë janë nisur drejt Kakavijës për të shoqëruar drejt kryeqytetit komandon Geldo Hoti, i cili tentoi të kalojë kufirin gati 24 orë pas ngjarjes së rëndë në ish bllok.