Për udhëheqësin e shtetit, ato janë simbole të ”shpirtit shqiptar”, ama në Shqipëri ata janë thjesht njerëz të harruar që punojnë në errësirë për dritën dhe bukën e përditshme.
Në realitet ato duhet të jenë thjesht mirënjohës, të heshtin dhe të vazhdojnë jetën e tyre.
Kur ngelin të bllokuar nëntokë, kushedi sesa kohë u duhet të ndjejnë momentet e fundit të jetës së tyre…
Kur janë gjallë, jetojnë me momentet më të errëta që nga shpëtimet nga aksidentet, depresioni, vetmia, humbja e kujtesës, dhimbjet e kokës nga migrena, pagjumësia, tingujt e minave që pushtojnë ëndrrat, uji që pikon në shpinën e tij, gazrat vdekjeprurëse, pluhurat….
Shumica e minatorëve nuk flasin me zë të lartë.
Ata janë të fundit që flasin për të drejtat e tyre. Jo sepse janë budallenj ose kanë frikë, por sepse janë krenarë.
Ata janë burra punëtorë, me jetë të madhe, të cilët duhet të përballen me kërcënimin e vazhdueshëm fizik të lëndimit dhe vdekjes në profesionin e tyre, si dhe stresin e vazhdueshëm mendor të pushimeve nga puna dhe mbylljes së minierave.
Ata punojnë në një punë që merr vëmendje dhe respekt vetëm kur dikush vdes.
Ata kurrë nuk kërkojnë ndihmë, sepse e barazojnë atë me kërkesën për mëshirë.
Në të ardhmen, ndërsa përpiqemi të vendosim nëse ata janë heronj, viktima, martirë apo budallenj, mendoj se ne gjithashtu duhet të pyesim veten se çfarë lloj roli luajmë ne në këtë sagë?!
Shumica e gazetarëve do të ikin së shpejti, vëmendja mbarëkombëtare do të kalojë dhe ata do të lihen vetëm për të gërmuar në kapitullin tjetër të zisë në një qytet me krom.
Nga Andi Topi