Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë është lia e majmunëve, sëmundja e rrallë që po përhapet në Europë dhe a duhet të shqetësohemi?

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, enjtje, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe pagjumësi

by us er2
20/05/2022
in Kryesore, Shëndeti
0

Lia e majmunit është një sëmundje e rrallë, e cila po hetohet në disa vende europiane, përfshi Britaninë e Madhe, SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë. Të premten, Britania e Madhe konfirmoi se, numri i rasteve ishte dyfishuar, duke e çuar totalin në 20.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se 11 raste të reja ishin konfirmuar dhe shumica e rasteve ishin të lehta. Qeveria britanike ka blerë rezerva të vaksinës së lisë për t’u mbrojtur nga lia e majmunëve.



Raste të reja u raportuan në Belgjikë, Francë, Australi dhe Gjermani. Kjo pason infeksionet e konfirmuara në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sa e përhapur është lia e majmunëve?

Lia e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, një anëtar i së njëjtës familje virusesh si lia, megjithëse është shumë më pak e rëndë dhe ekspertët thonë se, shanset për infektim janë të ulëta.

Ndodh kryesisht në pjesë të largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, pranë pyjeve tropikale. Ekzistojnë dy lloje kryesore të virusit, ai i Afrikës Perëndimore dhe ai i Afrikës Qendrore.

Dy nga pacientët e infektuar në Britaninë e Madhe udhëtuan nga Nigeria, kështu që ka të ngjarë që ata të vuajnë nga lloji i Afrikës Perëndimore, i cili në përgjithësi është i butë, por ende i pakonfirmuar. Një rast tjetër ishte një punonjës i kujdesit shëndetësor që mori virusin nga një prej pacientëve.

Rastet më të fundit nuk kanë ndonjë lidhje të njohur me njëri-tjetrin, apo ndonjë histori udhëtimi. Mesa duket ata u prekën nga virusi pasi u përhap në komunitet.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kushdo që ka shqetësime se, mund të jetë i infektuar duhet të vizitohet nga një mjek, por të kontaktojë me klinikën përpara vizitës.

Cilat janë simptomat?

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, enjtje, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe pagjumësi.

Gjithashtu mund kesh edhe skuqje të lëkurës, që shpesh fillon nga fytyra, e më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit, më së shpeshti në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme duke sjellë sëmundjen ngjitëse e cila quhet zgjebe. Infeksioni zakonisht largohet vetë dhe zgjat nga 14 deri në 21 ditë.

Si përhapet lia e majmunëve?

Lia e majmunëve mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës, traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës.

Nuk është përshkruar më parë si një infeksion seksualisht i transmetueshëm, por mund të transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë gjatë marrëdhënieve seksuale.

Mund të përhapet gjithashtu nga kontakti me kafshët e infektuara si majmunët, minjtë dhe ketrat, ose nga objekte të kontaminuara me viruse, si shtrati dhe veshjet.

Sa e rrezikshme është?

Shumica e rasteve të virusit janë të lehta, ndonjëherë të ngjashme me linë e dhenve dhe pastrohen vetë brenda disa javësh.

Megjithatë, lia e majmunëve ndonjëherë mund të jetë më e rëndë dhe është raportuar të ketë shkaktuar vdekje në Afrikën perëndimore.

Sa të shpeshta kanë qenë shpërthimet në botë?

Virusi u identifikua për herë të parë në një majmun në vitin 1970. Në atë periudhe ka pasur shpërthime sporadike të raportuara në 10 vende afrikane.

Në vitin 2003 pati një shpërthim në SHBA, hera e parë e infektimit jashtë Afrikës. Pacientët e kapën sëmundjen nga kontakti i ngushtë me qentë e importuar. U raportuan gjithsej 81 raste, por asnjë nuk rezultoi me vdekje.

Në vitin 2017, Nigeria përjetoi shpërthimin më të të njohur ndonjëherë. Kishte 172 raste të dyshuara dhe 75% e viktimave ishin meshkuj nga 21 deri në 40 vjeç.

Si mund të trajtohet?

Nuk ka trajtim për linë e majmunëve, por shpërthimet mund të kontrollohen duke parandaluar infeksionin.

Vaksinimi kundër lisë është vërtetuar të jetë 85% efektiv në parandalimin e lisë së majmunëve.

Mbretëria e Bashkuar ka blerë doza të vaksinës kundër lisë, por nuk është e qartë se sa injeksione mund të jepen. Është raportuar gjithashtu se Spanja po përgatitet për të porositur mijëra doza.

A duhet të shqetësohemi?

Ekspertët thonë se nuk jemi në prag të një shpërthimi kombëtar dhe, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), rreziku është i ulët.

Prof Jonathan Ball, profesor i virologjisë molekulare, në Universitetin e Nottingham, tha: “Fakti që vetëm një nga 50 kontaktet e pacientit fillestar të infektuar nga lija e majmunit është infektuar, tregon virulencën e ulët. Nuk mund të themi se jemi në prag të një shpërthimi mbarëkombëtar.

UKHSA po ndjek ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me pacientët për të ofruar këshilla dhe për t’i monitoruar ata. /Përshtatur nga BBC për Liberale.al

Tags: Britania e Madhelia e majmunevepërhapjasimptomat

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Niveli më i ulët historik, Euro bie poshtë 120 lekëve

Niveli më i ulët historik, Euro bie poshtë 120 lekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In