Në një postim të fundit, Presidenti i Ukrainës njoftonte se kishte biseduar me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, i cili kishte shrehur mbështetjen me ndihmë ushtarake, si dhe mbështetjen për largimin e Rusisë nga SWIFT.
Më herët, edhe Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, në një reagim për mediat vendase, tha se përpjekjet diplomatike britanike po vazhdonin për të bindur vendet e tjera që të bien dakord që Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.
Ministri i jashtëm i Ukrainës ka bërë vazhdimisht thirrje që Rusia të shkëputet nga SWIFT dhe këto thirrje janë mbështetur edhe nga shtete të tjera përfshi Republikën Çeke.
Por unanimieti në Europë deri tani ka munguar, dhe duket se Gjermani po kthehet në pengesën kryesore për ta hequr Rusinë nga SWIFT.
Po çfarë është SWIFT?
Ky sistem e ka selinë kryesore në Belgjikë, dhe përdorët nga mbi 11,000 institucione financiare në më shumë se 200 shtete të botës, për t’i dërguar apo transferuar para dhe informacion njëra-tjetrës.
Është një hallkë tejet e rëndësishme në sistemin financiar botëror dhe mbikqyret kryesisht nga bankat qëndrore të Amerikës, Japonisë dhe Europës.
Çfarë do t’i ndodhte Rusisë?
Ky sanksion do të kishte një ndikim madhor mbi ekonominë ruse duke e dëmtuar atë menjëherë dhe në terma afatgjatë.
Fillimisht, Rusia do të shkëputej nga shumica e transaksioneve financiare globale, përfshi këtu përfitimet nga tregu global i naftës dhe gazit, të cilat përbëjnë plot 40% të të ardhurave të Rusisë.
Në vitin 2012, bankat iraniane u hoqen nga sistemi SWIFT si pjesë e sanksioneve të ashpra që Perëndimi i vendosi Teheranit si pasojë e programit të tij nuklear.
Irani humbi gjysmën e të ardhurave nga eksporti i naftës dhe 30% të tregtisë së huaj, sipas Institutit Carnigie Moscow.
Athëherë kujt i druhet Perëndimi?
Ky sanksion do ta bënte po aq të vështirë që krediotrët të merrnit mbrapsht paratë e investuara.
Mes shteteve perëndimore, SHBA dhe Gjermania janë ato që do të humbnin më shumë nga ky sanksion, pasi bankat e tyre janë ato që kanë më tepër përdorues të SWIFT që kryejnë transaksione me bankat ruse.
Guvernatori i Bankës së Anglisë tregoi javën e shkuar se bankat britanike janë më pak të ekspozuara ndaj transaksioneve me Rusinë.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia është kërcënuar të hiqet nga sistemi SWIFT. Në fakt, ajo i ka marrë të njëjtat kërcënime që në vitin 2014 gjatë aneksimit të Krimesë.
Që atherë, rusët nisën të ndërtojnë një sistem pagesash alternativ i cili do të mund të përdorej mes Rusisë dhe bankave në tregjet e huaja, por deri tani ai nuk duket se e ka gjetur përkrahjen e duhur për t’u përdorur në masë, edhe pse arsyeja kryesore për këtë mund të ketë qenë mungesa e nevojës.
Nëse Rusia do të përballej me këtë sanksion, një gjë është e sigurtë, ajo e ka një sistem të gatshëm për ta zëvendësuar sistemin SWIFT, por suksesi i këtij sistemi dhe pasojat e këtyre sanksioneve mbi Rusinë – nëse Perëndim vendos t’ia imponojë – do të mbeten për t’u parë.