Lidhja e princ Harry-t me aktoren amerikane Meghan Markle u bë pjesë e shtypit rozë pikërisht për shkak të një byzylyku me rruaza blu që mbanin të dy në kyçin e dorës.
Por në fotografitë e fundit bie në sy një tjetër byzylyk i princit, të cilën thuhet se e ka mbajtur për plot 20 vjet.
Besohet se princ Harry e ka marrë këtë byzylyk gjatë udhëtimit të tij në Afrikë në vitin 1997, pak pas vdekjes së të ëmës, princeshë Dianës.
Fotografitë ku ai shihet me këtë byzylyk, janë realizuar pothuajse në të gjitha eventet e rëndësishme që Harry ka marrë pjesë.