Aktualitet

Çfarë fshihet pas faturës 1 miliard të tërmetit?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 27/01/20 |
mapo.al

Shifra sipas ekspertëve, nuk është reale. Për arkitektin Besnik Aliaj, dëmi nuk i kalon 500 milionë euro, ndërsa ekonomisti Artan Hoxha, shkon dhe më tej kur thotë se me një shumë të tillë do mund të rindërtoheshin nga fillimi jo pak por 20 mijë apartamente, me një vlerë prej 50 mijë euro secilin.


A po tentohet të mbyllen gropat e zeza të tatimeve e doganave, apo PPP-ve në buxhet duke marrë borxh në emër të rindërtimit?



TIRANË – Fatura prej 1 miliard euro e tërmetit të 26 nëntorit 2019, do kalonte jo pa habi te ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio kur ajo iu prezantua nga kryeministri Edi Rama të enjten e shkuar në Romë. Për një vend që nuk numëron as 3 milionë banorë, dhe ku vlerat e shtëpive dhe bizneseve nuk janë aq sa në perëndim, një faturë e tillë duket disi e fryrë. Ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj, por dhe vetë kryeministri kur shpjeguan shifrën, u shprehën se në të janë llogaritur dhe dëmet në ekonomi.


Por, megjithatë sërish dhe kjo kërkon disa shpjegime. E para, cila është metodologjia e përdorur në vlerësimin e dëmeve dhe ku janë sektorët për të cilat pretendohet se është shkaktuar i gjithë ky dëm që është sa 10% e GDP së vendit, një shifër e papërballueshme për xhepat e shqiptarëve që paguhen më pak se çdo qytetar tjetër evropian.

Arkitektët
Të dhënat e bëra të ditura deri në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar flasin për rreth 11 mijë banesa dhe pallate të dëmtuara, rëndë dhe lehtë, në Durrës, Tiranë dhe zonën e Laçit. Nga këto 1180 banesa janë shembur ose janë shpallur të pabanueshme dhe si të tilla do të rindërtohen nga fillimi.

Megjithëse nuk ka një shifër të saktë ende, mendohet se shumica e tyre nuk kanë dëmtime në strukturë, pra mund të riparohen. Edi Rama, pat deklaruar aso kohe se ndërtimi do të bëhet në kosto, dhe do zbriten vlera e truallit, taksat dhe të gjitha ngarkesat e tjera.

Për arkitektin Besnik Aliaj, ngado që ta shohësh si çështje fatura është tjetër e fryrë, së paku me dyfishin e saj.

Në fakt nuk na është vënë ende në dispozicion një metodologji në lidhje me përllogaritjen që është bërë, por ama disa shifra kanë dalë deri më tani. Sido, që ta kthesh po të marrim parasysh koston e ndërtimit mendoj se fatura nuk i kalon më shumë se 500 milionë dollarë. Pjesën tjetër nuk e di se nga e gjen qeveria. Por në rast se do kishim një metodologji vlerësimi, ndoshta do të flisnim më ekzaktësisht për këtë gjë” -thotë Aliaj.

Ekonomistët
Ndërsa analisti i ekonomisë, Artan Hoxha i shkon dhe më tej këtij argumenti, duke dhënë dhe shifrën se çfarë mund të bëhej me një shumë të tillë.

Që të justifikohen 1 miliard euro, do duhet që të jenë shembur totalisht 50 mijë shtëpi e apartamente me vlerë 50 mijë euro secili. Ose të jenë dëmtuar seriozisht rreth 50 mijë apartamente me një dëm prej 20 mijë euro, që është sa 40 % e vlerës së apartamentit. Kur flas për apartamente 50 mijë eurosh e kam fjalën për 100 metra katror me një çmim mesatar që mund ta gjesh në periferi të Tiranës, por a është kjo vlera dhe në Thumanë, Laç, Lezhë apo Durrës për këto shtëpi? Pra, është një vlerë e ekzagjeruar e asaj çfarë ka ndodhur, dhe mendoj se vlera është shumë më e vogël se aq, në kuptimin e dëmit fizik të godinave”, shprehet Hoxha.

Sipas tij, kur qeveria publikon shifra të tilla, e ka obligim që të publikojë dhe numrin e banesave që do të ndërtohen, rindërtohen, riparohen, apo do dëmshpërblehen që punimet të kryhen nga vetë qytetarët.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas