Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë fshihet pas mungesës tronditëse të qumështit pluhur në Amerikë?

Shumë prindër po luftojnë për të ushqyer foshnjat e tyre dhe kriza ka goditur në mënyrë disproporcionale familjet më të varfra

by us er1
21/05/2022
in Bota, Kryesore
0

Ndërsa mungesa e qumështit pluhur të bebeve vazhdon të mbërthejë SHBA-në, shumë prindër po luftojnë për të gjetur produktin për të ushqyer foshnjat e tyre.

Në fillim të majit, 43% e të qumështit, apo siç njihet ndryshe i formulës së foshnjave, nuk ishte në gjendje tek shitësit me pakicë. Një nënë, duke folur për “New York Times”, e përshkroi situatën si “një makth”.



Ndërsa kriza vazhdonte prej muajsh, presidenti amerikan Joe Biden ka lajmëruar ditën e premte se dërgesat e para të formulave për foshnjat do të vijnë nga Evropa këtë fundjavë.

Biden tha në Twitter se fluturimet fillestare të avionëve me ngarkesat e “Operation Fly Formula” nënkuptonin se “deri në 1.5 milionë shishe Nestlé, formula të sigurta të foshnjave, do të vijnë në raftet e SHBA, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Çfarë e shkaktoi krizën?

Në shkurt, Abbott Laboratories, prodhuesi i formulave të njohura për foshnjat, mbylli një fabrikë në Sturgis, Michigan, pasi tërhoqi produktet e qumështit për foshnjat, kur filloi një hetim federal për shkak se katër foshnja që merrnin formulat zhvilluan infeksione bakteriale, dy prej të cilëve vdiqën. Abbott ka thënë se nuk ka asnjë lidhje midis formulës së saj dhe sëmundjeve.

Zinxhiri i furnizimit të formulës së foshnjës tashmë ishte prekur nga pandemia, por mbyllja e uzinës në Miçigan “i përkeqësoi vërtet gjërat”, tha Dr. Christopher Duggan, drejtor i Qendrës për Ushqyerjen në spitalin e fëmijëve në Boston.

Disa republikanë kanë sugjeruar se mungesat janë për shkak të administratës së Bidenit, që dërgon qumësht për fëmijët e emigrantëve pa dokumente. Steven L Schooner, një profesor i ligjit të prokurimeve qeveritare në Universitetin George Washington tha për “New York Times” se shuma e blerë për emigrantët, “është statistikisht ekuivalente me zero për sa i përket pjesës së tregut”.

Kush është prekur më shumë nga mungesat?

Disa shtete po përballen me mungesa më të rënda, duke përfshirë Tennessee, Teksas dhe Iowa, ku më shumë se 50% e produkteve janë jashtë stokut, sipas CBS.

Kriza po godet në mënyrë disproporcionale familjet më të varfra. Gati gjysma e formulës së foshnjës në SHBA blihet në kuadër të programit Wic, që synon të ndihmojë gratë, foshnjat dhe fëmijët me të ardhura të ulëta. Shtetet i japin të drejta ekskluzive të kontratës për këtë formulë një kompanie në një proces tenderimi. Abbott ofron formula për rreth gjysmën e foshnjave që marrin përfitime nga Wic. Kur këto produkte u zhdukën, familjet u përpoqën të gjenin vetë alternativa.

Ka edhe pabarazi racore. Normat e ushqyerjes me gji janë më të ulëta për foshnjat me ngjyrë sesa foshnjat e bardha, sipas një raporti të vitit 2019 nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Gratë me ngjyra kanë më shumë gjasa të jetojnë në ose nën nivelin e varfërisë dhe më shumë gjasa të kthehen në punë më shpejt, thuhet në raport.

“Ato gra kanë më pak gjasa të kenë fleksibilitet në punët e tyre për të qenë në gjendje të pompojnë dhe të nxjerrin qumështin,” tha Dr Ann Kellams, një pediatre e fakultetit të Universitetit të Virxhinias dhe presidente e bordit të Akademisë së Mjekësisë për Ushqyerjen me Gji. “Janë ata për të cilët shqetësohem më shumë tani. Ata do të jenë ata që kanë më pak gjasa të kenë një të afërm në një xhep të SHBA-së ku kanë ende formulë të mjaftueshme në raftet për t’ua dërguar atë.”/Përshtati Liberale.al

Tags: krizemungesaqumësht pluhurSHBA

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit i komunikohet në spital masa e sigurisë

Të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit i komunikohet në spital masa e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In