Aktualitet

Çfarë fshihet pas krimit në Kavajë, a është droga shkaku i vërtetë?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:18 - 13/10/19 |
mapo.al

Një prej pistave kryesore të ngjarjes së Kavajës 3 ditë më parë, ku mbeti i vrarë një person problematik, ende nuk po shfaqet e plotë. Krimi atje po mbulohet më së shumti me motive pasioni, pasi në mes është e përfshirë një grua, dhe banesa e saj ishte vendi ku u shkrehën armët. Mirëpo, burime të besueshme bëjnë me dije, se arsyeja e vërtetë e përplasjes nuk është një femër. Arsyeja e vërtetë besohet se është droga, kokaina.


Banesa e Marsidës dyshohet se shfrytëzohej si një bazë për përgaditjen e mallit dhe më tej shpërndarjen. Burime serioze policore në Kavajë tregojnë se pas kësaj ngjarje fshihet një sasi aspak e vogël e drogës së fortë. Mbetet për t’u zbardhur zyrtarisht ngjarja, por disa zyrtarë lokalë e dinë tashmë se përflitet për një sasi mbi 15 kg kokainë, si motiv i perplasjes me armë.


Edhe ndërtimi fillestar i alibisë dhe variantet e nxjerrë në krye në media, tentojnë të fshehin këtë rrethanë. Ngjarja u server si krim pasioni, dhe ideja ishte që viktima të paraqitej si agresor, ndërsa autori si dikush që mbrojti një familje.


Burimet insistojnë se e gjitha ka qënë një përplasje për drogën, dhe konflikti ka ardhur si pasojë e prishjes ose mosreskeptimit të pazareve. Kavaja konsiderohet si një nga vatrat e nxehta të përgatitjes dhe trafikimit të drogave të forta në tregun e brendshëm të Shqipërisë.


LEXO EDHE:

“Kavaja”/ Burg për Bledar Toçin, i ati merr përgjegjësinë e kokainës

“Kavaja”/ Dritani dhe Bledari ishin shokë, del fotoja e tyre me armë


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas