Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë i bën kolesteroli trurit, si të mbani nivelet e duhura në organizëm

by mapo.al
13/01/2022
in Kryesore, Shëndeti
0

Lidhja mes zemrës dhe trurit nuk bazohet vetëm tek emocionet, stresi apo harmonia.

Sipas të dhënave, si truri, ashtu edhe zemra janë të varur plotësisht nga një sistem i shëndetshëm qarkullimi të gjakut.

Çdo ndryshim ose vështirësi në qarkullimin e gjakut shkakton probleme në zemër dhe në tru.

Shkencëtarët e Universitetit Leiden në Hollandë kanë zbuluar se kolesteroli duke vështirësuar qarkullimin e gjakut, dëmton rëndë aftësitë funksionale të trurit.

Përveç rrezikut në rritje të sëmundjeve të zemrës, kolesteroli ndikon tek vëmendja, përpunimi i informacionit dhe kujtesa.

Ekuilibrat e kolesterolit mund të prishen mjaft lehtë me kalimin e viteve, ushqyerjen problematike dhe aktivitetin fizik.

Luhatjet e kolesterolit sipas studiuesve ndikojnë fort në aftësitë reaguese të trurit.

Sipas studimit që zgjati mbi 2 vjet, njerëzit që kishin luhatje të kolesterolit në gjak, arrinin rezultate të dobëta në provime apo punë.

Atyre u duheshin disa momente më shumë se të tjerët për të plotësuar një test.

Luhatjet E Kolesterolit Dhe Rreziku i Humbjes Së Kujtesës

Studime të tjera kanë zbuluar se pas moshës 50 vjeçare, burrat dhe gratë me një nivel të ulët të kolesterolit të mirë , janë 53% më shumë të rrezikuar nga humbja e kujtesës.

Sipas shkencëtarëve niveli i lartë i kolesterolit të keq dhe konsumi i tepërt i yndyrnave të ngopura rrit ndjeshëm rrezikun e përkeqësimit të aftësive mendore në moshën e mesme.

Ata shpjegojnë se kolesteroli i keq bllokon enët e gjakut duke shkaktuar jo vetëm sëmundje të zemrës. por edhe ishemi.

Një nga pasojat e kësaj të fundit është edhe humbja e kujtesës.

Si Të Mirëmbani Nivelet E Kolesterolit Në Gjak

Studimet këshillojnë aktivitet të rregullt fizik, lënien e duhanit dhe ushqyerjen e shëndetshme për të mirëmbajtur nivelet e kolesterolit.

Shmangia e yndyrnave të ngopura është një hap i domosdoshëm për uljen e kolesterolit.

Njerëzit duhet të konsumojnë më shumë fibër, fruta, perime dhe peshk për një shëndet sa më të mirë.

 

Tags: i duhurkolesterolinivelorganizemtruri

JU SUGJEROJME

Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh, thotë se do të rindërtojë Perandorinë Ruse
Bota

Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh, thotë se do të rindërtojë Perandorinë Ruse

11/06/2022
E gjunjëzoi dhe e qëlloi në kokë, kamerat filmojnë vrasjen e shqiptares
Aktualitet

E gjunjëzoi dhe e qëlloi në kokë, kamerat filmojnë vrasjen e shqiptares

11/06/2022
Darka e Selanikut, a po i afrohen njohjes së Kosovës Serbia dhe Greqia?
Aktualitet

Darka e Selanikut, a po i afrohen njohjes së Kosovës Serbia dhe Greqia?

11/06/2022
U plagos 4 vite më parë, 67-vjeçari gjendet i masakruar në vendin e punës
Aktualitet

U plagos 4 vite më parë, 67-vjeçari gjendet i masakruar në vendin e punës

11/06/2022
Next Post
Astrologjia: Ç’është Horoskopi dhe përse të gjithë e lexojnë

Astrologjia: Ç’është Horoskopi dhe përse të gjithë e lexojnë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh, thotë se do të rindërtojë Perandorinë Ruse
  • E gjunjëzoi dhe e qëlloi në kokë, kamerat filmojnë vrasjen e shqiptares
  • Darka e Selanikut, a po i afrohen njohjes së Kosovës Serbia dhe Greqia?
  • U plagos 4 vite më parë, 67-vjeçari gjendet i masakruar në vendin e punës
  • Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, plagosen rëndë 3 persona



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In