Muç Nano është etiketuar shpeshhere si mbështetës i qeverisë së majtë, kryesuar nga Rama, edhe pse ai vetë thotë se është një analist dhe gazetar i pavarur.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” gazetari ka treguar se herën e fundit kur ka folur me kryeministrin ka pasur një bisedë të vështirë në whatsapp.
“Herën e fundit kam pasur me të një bisedë të vështirë në whatsapp, po shumë të vështirë”, u shpreh Muç Nano, duke mos preferuar të japë më shumë detaje rreth temës së kësaj bisede që me gjasë ka acauar marrëdhënien e tyre.
I pyetur për momentin e parë kur e njohu Ramën, gazetari tha: “Nuk kam ndonjë mbresë konkrete por u njohëm në telefon. Më mori sepse i kishte bërë përshtypje emri im. Nuk besonte që isha nga Tirana. Ishte një lloj komplimenti”.