Aktualitet

Çfarë ka ndodhur? Olsi Bylyku dhe Rezart Veleshnja nuk flasin me njëri-tjetrin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 28/01/21 |
mapo.al

Olsi Bylyku e nisi karrierën e tij në spektaklin “Portokalli” në një moshë shumë të re. Edhe pse nuk kishte pasur më herët eksperienca të ngjashme në ekran, Olsi ja doli mbanë të kthehej shumë shpejt në aktorin më të preferuar të publikut. Mirëpo pak vite më vonë ai vendosi ta linte “Portokallinë” për të nisur një eksperiencë të re me Bes Kallakun dhe Erion Isain me emisionin “Be Caffe”. Dhe ky i fundit nuk zgjati shumë e më pas Olsi nisi rrugëtimin në “Klanifornia”, spektakli në të cilin vazhdon ende të punojë.





Ai ka treguar se nga “Portokallia” është ndarë në mënyrën më miqësore me të gjithë, por me njërin nga aktorët nuk flet më. Mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij “Roped With Olsi”, aktori tregoi se nuk ka më asnjë lloj komunikimi me Rezart Veleshnjën. Ai tha se nuk e mban mend arsyen pse nuk flet më me të, por e gjithë kjo ka ndodhur gjatë një turneu që ata kanë pasur në Amerikë kur ai ka qenë në “Portokalli”. Megjithatë Olsi i uroi Rezartit publikisht më të mirat, duke shtuar se ai është një artist i vërtetë.

Lexo edhe :  “Sa të kem jetën, nuk do ta votoj për PS”, Rezart Veleshnja flet për politikë

“Kemi pasur një zënkë me Rezart Velshnjan kur kam qenë në Portokalli, ka nisur në Amerikë kur kemi qenë me turneun e Portokallisë dhe sot e kësaj dite nuk flas, por gëzoj shumë respekt për punën që ai bën dhe për atë vetë si person. I uroj shumë suksese dhe i them bravo të qoftë, sepse është artist i vërtetë për punën që ai bën”, u shprehu Bylyku.




1




Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas