Kryesore

Çfarë ka ndryshuar tek Edi Rama brenda një muaji?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 16/03/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama rrallë e ka komentuar protestën opozita përgjatë këtij muaji. Edhe ditën e sotme, ai nuk do jetë në kryeqytet përpara qytetarëve që do i mblidhen poshtë zyrës.






Pavarësisht se vendi është në një krizë politike, Rama ka kërkuar nga të tijtë që të mos flitet shumë për të. Nga ana tjetër, ai vetëm sa e ka shtuar intensitetin e daljeve televizive, i pranishëm thuajse çdo ditë në televizion, por pa komentuar opozitën.


Qëllimi i Ramës është të krijojë idenë e një Shqipërie që nuk proteston, por që punon dhe po korr frytet e kësaj pune.







Takimet e tij nëpër rrethe po prezantohen më shumë si tubime që tregojnë mbështetjen ndaj kryeministrit. Ndërsa online, nuk i është shqitur pasionit të debateve me komentuesit e ndryshëm.




Lexo edhe :  Bashkëpunim Rama-Basha, Ahmetaj: Shtrirja e dorës është e sinqertë

Kryeministri beson se ndihma që po i japin ndërkombëtarët me deklaratat e tyre do jetë e vyer për të mpakur protestën e opozitës.



Në faqen e tij personale ai ka përgatitur edhe me video deklaratën e një dite më parë të ambasadës amerikane, duke shkruar mbi të: Pa koment.

Por pavarësisht kësaj, ai e di se kriza politike është aty dhe ajo nuk zhduket me matje forcash nëpër tubime.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas