Kryesore

Çfarë ka ndryshuar tek Lulzim Basha brenda një muaji?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:17 - 16/03/19 |
mapo.al

Protesta e sotme është cilësuar si një takim me historinë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por çfarë ka ndryshuar tek Basha në krahasim me një muaj më parë, kur u mbajt edhe protesta e 16 shkurtit?






Ditët që pasuan këtë protestë ishin të mbushura me tension. Opozita protestoi edhe përpara Kuvendit dhe Lulzim Basha u përball personalisht me gazin lotsjellës.


Më pas erdhën takimet në rrethe dhe Lulzim Basha dukej më i çliruar dhe shpesh u shfaq i qeshur në takime me qytetarët. Disa takime në Dibër, Korçë apo Elbasan ranë më shumë në sy për shkak të entuziazmit.







Basha nuk foli vetëm për protestën, por u tha qytetarëve se ka disa premtime të rëndësishme për të kthyer në realitet nëse vjen në pushtet.

Lexo edhe :  Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”



Me presionin e të huajve në shpinë, Basha pati dy-tre takime të rëndësishme me ndërkombëtarë dhe pas tyre, ai pati vetëm një thirrje: që në këtë moment krize, ata të ishin të paanshëm.



Dita e sotme është një tjetër ditë prove për Bashën, që duhet të tregojë se vazhdon joshja e opozitës jo vetëm për besnikët e saj, por për një masë më të madhe qytetarësh.

1


Etiketa: , , , ,

Pas