“Çfarë mund të bëjë një baba pa vajzën e tij?”/ Lihet në burg 31-vjeçari që kërcënoi me vetëvrasje në banesën e vjehrrit

Është lënë në burg Elton Meta, 31-vjeçari që kërcënoi se do të vritej në oborrin e banesës së vjehrrit të tij në rast se nuk shihte vajzën e mitur, të marrë nga e shoqja.

Gjyqtari Ergys Selmani vendosi masën e sigurisë “arrest me burg me afat 30 ditë” për kryerjen e ekspertimit psikologjik dhe të shëndetit mendor.



Mbi Elton Metën rëndojnë akuza për vepra penale si “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Ai mësohet se ka thënë në gjykatë: Çfarë mund të bëjë një baba pa vajzën e tij? 

31-vjeçari shkoi mbrëmjen e së shtunës në banesën e prindërve të nuses në fshatin Zhupan (Fier) dhe ka qëndruar për pesë orë me radhë me kallashnikov në grykë, duke kërcënuar me vetëvrasje.

Sipas dëshmive të policisë dhe familjarëve, Elton Meta ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike pas ikjes së bashkëshortes nga shtëpia së bashku me vajzën 1 vjeç e gjysmë.

U desh ndërhyrja e forcave RENEA e FNSH që të bënin të mundur neutralizimin e tij. Eltoni qëlloi vetëm një herë me armë në ajër, në momentin që RENEA po shkonte drejt banesës për të negociuar dorëzimin.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252