Kronika

Çfarë ndodh me pronat e Balilit? Reuters: Balili kishte lidhje me LSI-në








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 16/01/19 |
mapo.al

Që nga nëntori 2017, Arjan Baçi dhe Erjon Eiçku janë dy njerëzit që administrojnë pronat e sekuestruara Kelmend Balilit. Baçi dhe Rriçku janë përfaqësues të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Sipas ligjit, ata, deri në një vendim të formës së prerë për atë që amerikanët e quajtën Eskobarin e Ballkanit, do të jenë ata që do të kryejnë çdo veprim ligjor me këto pasuri, si pronarët e vërtetë të cilët ndodhen në hetim.


Por a ka qenë aktiv “Santa Quaranta”, gjatë 2018-s Çfarë ndodh me paratë e këtij biznesi? Sipas ligjit antimafia , agjencia duhet të menaxhojë pronat e krimit deri në 2 vjet, kur jepet vendimi i formës së prerë. Por, zvarritjet e gjyqeve i kanë çuar këto afate deri në 5 vjet.


Vetëdorëzimi i Klement Balilit në polici ka shkaktuar një jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Agjensia prestigjoze e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull çështjes Balili duke filluar nga maji i 2016 kur ai u shpall në kërkim dhe deri në momentin e dorëzimit në polici. Reuters mes të tjerave shkruan se Balili përpara se të shpallej në kërkim kishte lidhje politike me Lëvizjen Socialiste për Integrim.


Artikulli i plotë:


Një nga trafikantët më të kërkuar në Shqipëri iu dorëzua policisë të martën pas thuajse 3 vitesh në arrati pas akuzave për trafik droge drejt Greqisë fqinje. Klement Balili e shmangu arrestimin e tij që prej majit të vitit 2016 falë rrjetit të mbështetjes në qytetin bregdetar të Sarandës dhe lidhjeve të dyshuara politike, duke hedhur dyshime mbi vendosmërinë e Shqipërisë, vendit anëtar të NATO-s, për luftën ndaj bosëve të mëdhenj të krimit.

Në shkurt të vitit 2017, presioni nga aleatët perëndimorë detyroi Shqipërinë që të mbledhë Këshillin e Sigurisë që të vendosë si prioritet kapjen e Balilit pasi rrjeti i tij i drogës ishte përhapur në vendet fqinje dhe aleatët e NATO-s. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u tha reporterëve se arrestimi i Balilit nënkupton se policia shqiptare, e cila ka dështuar në më shumë se dhjetë operacione për kapjen e tij, ka bërë një kapërcim historik në ‘mentalitetin e dështimit’ në kapjen e bosëve të mëdhenj të drogës.

“Dorëzimi i tij ishte rezultat i një operacioni kompleks, të thellë dhe të gjerë në bashkëpunim me partnerët e Shqipërisë,” – tha Lleshaj. I pyetur se çfarë i është ofruar Balilit për vetëdorëzimin, Lleshaj tha: “Siguria e një procesi të ndershëm ligjor”.

Thirrjet e vazhdueshme nga ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, e shtynë kryeministrin Edi Rama që të kërkonte nga policia që të siguronte se ai do ishte në qeli përpara se të mbërrinte zëvendësi i Lu. Balili mohoi çdo implikim dhe u shfaq në publik kur policia greke, teksa punonte me DEA-n amerikane, e akuzonte se kishte transportuar 700 kilogramë kanabis në Greqi. Ai shumë shpejt nisi arratinë.

Avokati grek i Balilit pretendon se Greqia ka ngritur një çështje nga asgjëja kundër tij. Kurse avokati shqiptar, Theodhori Sollaku tha të martën se provat janë të dyshimta. 48-vjeçari Balili drejtonte departamentin e ndërtimit të rrugëve dhe transportit në qytetin e Sarandës, ku ka në pronësi një hotel luksoz dhe pjesë në një tjetër deri në fillim të vitit 2016. Ai kishte lidhje politike me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, një partner më i vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Partia Socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur Rama i ‘hoqi’ për të fituar një mandat pa aleatë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas