Aktualitet

Çfarë ndodh nëse ju zë gripi dhe koronavirusi në të njëjtën kohë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:22 - 16/09/20 |
mapo.al

Është zakon i vjeshtës: Farmacitë e lagjeve  ngjisin në xham tabela me mbishkrimin “Këtu shesim bustina antigrip”. Përgjegjësit e kujdesit të shëndetit mbushin kutitë tona të postës elektronike me përkujtesa për të marrë vaksinat vjetore.


Ky vit është ndryshe. Ne po përballemi me një pandemi të dyfishtë të gripit sezonal dhe COVID-19. Hulumtimet tregojnë se është e mundur të prekesh  me dy nga  këto sëmundje e në të njëjtën kohë.


Për fat të keq, historia dëshmon se njerëzit nuk e marrin seriozisht gripin. Rreth  45% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara u sëmurën vitin e kaluar, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, edhe pse versioni sezonal i sëmundjes është vdekjeprurës, duke vrarë mesatarisht 37,000 njerëz çdo vit gjatë dekadës së fundit.


Pasja e të dy sëmundjeve në të njëjtën kohë kërcënon të taksojë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor dhe vë jetën në rrezik si kurrë më parë. Kjo për të mos përmendur mundësinë reale që një lloj i gripit të shpendëve që fshihet në tregjet e pulave mund të kalojë te njerëzit dhe të shkaktojë një pandemi të mbivendosur.


National Geographic u kërkoi dy ekspertëve të sëmundjeve infektive të vlerësonin se çfarë rrezikohet nga kërcënimi i dyfishtë dhe pse të gjithë duhet të vaksinohemi kundër gripit sa më shpejt të jetë e mundur.

Marrja e COVID-19 është dukshëm më e keqe se gripi. Atëherë, pse zyrtarët e shëndetit publik papritmas shqetësohen për simptomat gripit?

Lisa Maragakis, drejtoreshë  e parandalimit të infeksionit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, Maryland shprehet:

“Simptomat për gripin dhe COVID-19 janë aq të ngjashme sa që një nga sfidat me të cilat jemi duke u ballafaquar këtë vit është diagnostikimi i njerëzve në mënyrë korrekte dhe të shpejtë. Edhe nëse keni simptoma të lehta, mos u përpiqni të dilni vetë në konkluzione se keni vetëm grip dhe mos supozoni se kollitja është e vetmja e dhënë që keni COVID-19. Ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse keni dhimbje trupi, ethe, dhimbje fyti ose vështirësi në frymëmarrjes, në mënyrë që të mund të testoheni për COVID-19. Lista e shenjave paralajmëruese për koronavirusin po zgjerohet vazhdimisht dhe tani përfshin humbjen e shijes ose nuhatjes, të përzierat, diarrenë, apo edhe skuqje të gishtave të këmbëve.

Është e rëndësishme të dini se cilin infeksion keni. Me gripin, mjeku juaj mund të sugjerojë një ilaç antiviral. Por nëse keni COVID-19, mjeku juaj do t’ju ndihmojë të vendosni nëse keni nevojë të shkoni në spital për simptoma të rënda, ku mund t’ju përshkruhen steroid ose ilaçe të tjera eksperimentale. Plus, do të duhet të jesh në karantinë për të shmangur transmetimin e infeksionit tek të tjerët.

Ju nuk mund të mendoni se gripi është një sëmundje e rëndë nëse merrni një rast të lehtë, ku ndiheni jo në humor disa ditë dhe simptomat tuaja zhduken vetvetiu. Bëni mirë të pyesni dikë që është rikuperuar nga pneumonia virale e shkaktuar nga gripi për të kuptuar se sa i rëndë mund të jeni. Mund t’ju lërë gjithashtu në spital për disa ditë.Nuk mendoj se njerëzit e vlerësojnë sesa e rëndë mund të jetë.”

Disa njerëz mendojnë se vaksina e gripit nuk funksionon shumë mirë dhe nuk ia vlen të shqetësoheni. Çfarë do t’u thuash atyre?

Maragakis: Vaksina e gripit nuk është kurrë 100% efektive dhe sasia e mbrojtjes që ajo ofron ndryshon nga viti në vit. Vaksina e gripit nuk është perfekte, por është parandalimi më i mirë që kemi dhe duhet ta shfrytëzojmë. Edhe nëse sëmuremi me grip pas vaksinimit, ka më shumë të ngjarë të keni një rast më të lehtë dhe të shëroheni më shpejt.

Çfarë ndodh nëse infektoheni me  grip dhe COVID-19 në të njëjtën kohë? A është më keq të kontraktohet njëri para tjetrit?

Maragakis: Ne e dimë që mund të merrni dy sëmundje virale në të njëjtën kohë, dhe se është më e vështirë për sistemin tuaj imunitar t’i shmangë ato në të njëjtën kohë. Ju jeni në rrezik për dëmtime të rënda të mushkërive, një kohë më të gjatë shërimi , komplikime më të këqija  madje edhe vdekje.

Ne nuk e dimë akoma nëse ka COVID-19 ose grip, ose nësë njëri  rrit shanset tuaj për të marrë tjetrin. Por ju jeni padyshim më i prekshëm, sepse infeksionet virale dëmtojnë indet në traktin tuaj të frymëmarrjes, kështu që do ta keni më të vështirë t’i ruani ato më vonë./NationalGeographic/

Pështati për Mapo.al: Melisa Bramka 


Etiketa: , , ,

Pas