Fero ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit një foto nga kënga e Mozzik dhe Kidës. Ai i ka bërë tag dy artistëve duke vendosur dhe një zemër në fund.
Ky gjest ka befasuar shumë pasi dy reperët që kur u shkëputën nga labeli ‘On Records’ kanë thënë fjalë jo shumë të mira për tjetrin.
Mozzik është shprehur kohë më parë se nuk ka më kontakt me ish-kolegun në të cilin bënin pjesë tek label-i i njejtë.
Madje, Mozzik asokohe është shprehur se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos mirepo duket se tashmë dy reperët të cilët po e vijojnë karrierën e tyre veçmas janë rregulluar.