Aktualitet

Çfarë ndodhi në Strasburg/ Prapaskenat e një vendimi kundër pronarëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:05 - 12/05/20 |
Nga Armand Maho

Pesë ditë më parë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, u mor një vendim që favorizon qeverinë dhe ndëshkon pronarët. Ulet vlera e detyrimit qeveritar kundrejt pronarëve, nga 6.5 miliardë dollarë në 500 milionë euro, ndërkohë që pronarët shkurajohen pasi pasuria e tyre vlen tashmë shumë pak. Çfarë efekti do të sjellë ky vendim, dhe si do të shkojë çështja e pronave. Gazeta MAPO ka bërë një analizë të thellë dhe ka folur me ekspertët e fushës


Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka marrë një vendim më 7 maj të këtij viti, i cili për juristët e fushës por dhe ish-pronarët ngjan me një vendim politik që i vjen në ndihmë qeverisë.


Kur e gjithë trupa e juristëve dhe ish-pronarëve prisnin që në çështjen “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”, të shprehej kundër ligjit të vitit 2015, i cili katandis në shuma qesharake 26 mijë dosjet e ish-pronarëve, ajo çuditërisht jashtë çdo pritshmërie ka dhënë një vendim i cili sipas ekspertëve është në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën e Shqipërisë nenin 41 dhe 42 të saj, por dhe me vetë konventën e cila kjo gjykatë është angazhuar të zbatojë.


Në lidhje me këtë çështje e cila prek një masë të konsiderueshme njerëzish, deri më tani ka heshtur dhe opozita, e cila ka mbrojtur fort çështjen e pronave në tërë këto vite të qeverisjes “Rama”. Kryetari i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi në një prononcim për Gazetën MAPO, shprehet se vendimi është asgjë më pak apo më shumë se një “frymëmarrje” që kjo gjykatë i dha qeverisë shqiptare, duke i shpëtuar një shumë marramendëse parash.


Janë 100 milionë euro që qeveria duhej t’u kishte dhënë 12 familjeve në rast se do merrte një vendim të drejtë, ku vetëm njërës prej tyre i takonin jo pak por 24 milionë euro”, thotë Vorpsi.

Sipas tij, duket se qeveria ka lobuar fort pranë kësaj gjykate që të japë një vendim të tillë.Natyrisht, qeveria ka lobuar fort dhe parreshtur që gjykata të japë këtë vendim, i cili bie ndesh me nenet e Kushtetutës shqiptare”, thotë Vorpsi.

Sipas tij shoqata e pronarëve do e ankimojë këtë vendim në një shkallë më të lartë që është dhoma e madhe e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, dhe të gjithë avokatët po punojnë për këtë çështje.

Kompensimi
Vendimi i marrë më shtatë maj të këtij viti nga Gjykata e Strasburgut, adreson që për zgjidhjen e problemeve të përdoret ligji i miratuar nga qeveria “Rama 1” në vitin 2015. Në nenin gjashtë të këtij ligji thuhet shprehimisht “prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit”.

Për këtë çështje Gazeta MAPO iu drejtua specialistëve të fushës, të cilët në kushtet e anonimatit shpjeguan:

“Ky është një vendim, krejtësisht në favor të qeverisë. Për ta shpjeguar më qartë, ky ligj njeh vlerën e pronës që ka qenë nëvitin 1945, i cili në momentin e shpronësimit ka qenë tokëbujqësore. Por qytetet kanë evoluar. Në Tiranë për shembull, tokat te Komuna e Parisit, Farkë, Astir, Liqeni i thatë, Zonat e Trenit etj., kanë qenë tokë bujqësore që janë njohur si të tilla nëzërin kadastral në kohën e shpronësimit, dhe vlerësohen me 700 lekë të vjetër. Për ta bërë më të kuptueshme. Në rast se njëpronar fjala vjen ka një sipërfaqe toke prej 5 mijë metra dhe vlera truall sot është rreth 700 euro metri katror, por në çastin e shpronësimit në vitin 1945 ka qenë tokë bujqësore dhe vlera e tij nga qeveria përcaktohet sipas këtij ligji. Vlera faktike e tregut shkon në 3.5 milionë euro, me këtë ligj ajo reduktohet deri në3.5 milionë lekë, dhe në këstin e parë smund të marrësh mëshumë se 20 % të vlerës, pra vetëm 700 mijë lekë, shprehen specialistët. Dhe kjo shumë shpërndahet në pesë këste deri në dhjetë vjet, ku qeveria është e angazhuar që këtë proces ta mbyllë me 500 milionë euro“.

Sipas hartës së vlerës të miratuar në vitin 2008, në të cilën është bazuar deri më tani gjykata e Strasburgut në vendimet e veta, (Kujtojmë këtu çështjen e familjes Karagjozi, apo të tjerë që kanë përfituar miliona euro) vlera e kompensimit shkon deri në 6.5 miliardë euro. Ajo është e vetmja hartë e realizuar ndonjëherë për këtë qëllim. Qeveria e ka reduktuar jo pak po më shumë se 13 herë këtë vlerë duke dhënëpër pronarët në dhjetë vjet një shumë prej 500 milionë euro që duhet të trajtojë jo pak por 26 mijë dosje”.

Por për të parë se si ndryshon vlera e tokës në zonat ku për pronarët, përcaktohet çmimi i vitit 1944 juristët e fushës japin këtë sqarim:

Për një objekt të legalizuar në zonën e Astirit, që ka zaptuar rreth 1000 metra tokë, i njëjti shtet e ka vlerësuar rreth 40 milionë lekë tërinj apo 400 milionë lekë të vjetër. Subjekti e ka çuar në gjykatësepse kërkon dyfishin, pra 800 milionë lekë. Pra i njihet e drejta atij që e ka zaptuar dhe pronarët duhet të përballen me vendime të tilla absurde”, shprehen ata.

Lobimi qeveritar
Historia e lobimit, apo dhe e presionit që qeveria Rama ka ndërmarrë për të rrëzuar çështjet shqiptare pranë kësaj gjykate është e hershme, dhe daton që në vitin e parë kur kjo qeveri mori pushtetin. Në vitin 2018, mediat shqiptare publikuan një audiopërgjim të vitit 2014, ku ish-zëvendëskryetari i KQZ së asaj kohe Denar Biba, shfaqej duke shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku, me vendin e punës.

Biba, anëtar i një delegacioni që kryesohej nga Zëvendëskryeministr Niko Peleshi, i kërkonte Biankut që t’i kërkonte gjykatës që të shtynte seancat që kanë të bëjnë me ligjin e pronave. Bëhej fjalë pikërisht për çështjen “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë, që u përdor dhe në vendimin e datës 7 maj 2020, një çështje e cila është regjistruar pranë Gjykatës së Strasburgut që në vitin 2012. Rastin e konfirmoi asaj kohe dhe vetë kjo gjykatë me anë të zëdhënësit të saj.

“Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë shqiptare, (zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar përfaqësues i Shqipërisë, duke i kërkuar që gjykata të shtyjë shqyrtimet e rasteve për rikthimin ose kompensimin e pronës. Gjyqtari Bianku, i tregoi këtij personi se kjo sjellje ishte e papërshtatshme  dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, president i Gjykatës Europiane në atë kohë” do shprehej një nga zëdhënësit e asaj gjykate. Por qeveria shqiptare, nuk hoqi dorë.

Me ardhjen në krye të kësaj gjykate të Guido Raimondit në vitin 2016, një delegacion tjetër i udhëhequr nga ministri i Financave të asaj kohe Arben Ahmetaj, do i kërkonte kësaj gjykate të pezullonte çështjet e pronave duke i premtuar kryetarit Raimondi një zë në buxhetin e shtetit për dhjetë vitet e ardhshme. Takimin e konfirmon për MAPO dhe ish-ministri i Drejtësisë së asaj kohe Ylli Manjani, pjesë e këtij delegacioni.

Më tej, qeveria shqiptare, zhvilloi një proces të paprecedent për të zëvendësuar gjyqtarin Ledio Bianku, i cili me sa duket nuk i ishte bindur urdhrave të saj. Qeveria Shqiptare dërgoi nëgjykatën e Strasburgut tre kandidatura atë të Ina Ramës, Sokol Berberit dhe Gentian Ibrahimit, kandidatura këto që u rrëzuan nga Këshilli i Evropës.

Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ana e Asambleja dhe Këshilli i Ministrave”, thuhej në sqarimin e Këshillit të Europës së asaj kohe.

Për të kuptuar se si funksionon Gjykata e Strasburgut, duhet kuptuar që anëtarët e saj zgjidhen nga Këshilli i Europës.

Juristët e sëdrejtës ndërkombëtare thonë që ky organizëm, më së shumti është i interesuar për marrëdhëniet me shtetet anëtare të saj ku Shqipëria është anëtare prej vitit 1996. Shqipëria kohët e fundit ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga Konventa e të drejtave të njeriut, por çfarë pasojash ka kjo tërheqje.

Këtë e sqaron Roden Hoxha, ish-Përfaqësues i Përhershëm i Agjentit Qeveritar pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në një prononcim për mediat “E vetmja pasojë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë është fakti që për sa kohë ky derogim është aktiv, nuk do të kenë mundësinë e ankimit pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për limitimin e të drejtave të tyre”, – shprehet juristi Hoxha.


Etiketa: , , ,

Pas