Wednesday, July 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë note do t’i jepte Panucit? Duka jep përgjigje surprizuese

by mapo.al
27/11/2018
in Kryesore, Sport
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, teksa fokusi ishte padyshim te ekipi Kombëtar. Duka nuk la pa përmendur as stadiumin si dhe eliminatoret e Europianit që do të startojnë në mars.

“Nota për Panuçin? Nuk jam shumë i sigurt për të gjithë, por në percemtimin tim, nga 1 deri në 10, njeriu është i kënaqur vetëm me veten e vet. Kështu që nota maksimale që mund t’i japim një tjetri, s’besoj se mund të japë ndonjë më shumë se 6 apo 7. Ky është vlerësimi maksimal.

Kombëtarja është gjeja më e shtrenjtë që kemi. Nuk mund të ketë eksperimente. Të tentosh dhe të guxosh nuk është eksperiment. Jam i sigurt, që me atë c’kanë paraqitur në pak ndeshje, qoftë Ismajli apo dhe Uzuni, apo dhe mbrojtësi i majtë (Binaku), janë alternativa, për të qenë titullarë ne eliminatoret e Europianit. Nuk janë pak, 3 lojtar në 11 janë 30% e skuadrës.

As e kam menduar e as e kam kontaktuar Bledar Kolën së fundmi. Kam marrëdhënie me të, madje e kam kontaktuar dikur, i kam ofruar një nga ekipet Kombëtare, por shumë vite më parë. Ai nuk ka qenë i gatshëm se ka qenë i angazhuar në Greqi. Pas ndeshjeve, vendosëm që do vazhdojmë me të njëjtin staf.

Nuk kemi luksin dhe nuk do përfitojmë ndonjë gjë, po të bëjmë ndryshime.  Në mars do futemi në fushë në një ndeshje zyrtare. Do të ishte eksperiment shumë më i madh, nëse do të bënim diçka.

Kombëtarja e ka fajin vet. Në kuptimin që e ka vënë stekën shumë lartë. Ne kërkojmë që ta kalojë atë stekë. E çuan Shqipërinë në Europian dhe tani ne ja vëmë detyrë atyre. Duhet të jeni në Europian!

Në momentin që ata nuk janë në Europian, ne i themi jeni të dështuar. Unë vazhdoj të them që Kombëtarja është gjëja më e mirë që ne kemi në Shqipëri.

Me Skocinë mos mendoni se e ka të lehtë të fitojë dhe Gjermania apo kampioni i botës, Franca. Mund të bëjmë më mirë, mund të kishim bërë më mirë, ka gjëra për të përmirësuar. Nuk di nëse kemi ndonjë gjë tjetër që ne matemi me Skocinë.

Apelimi i Bashkim Finos në KAS? Gjykata i ka njohur, ka nisur gjithë vendimet e asamblesë së futbollit. Ky kapitull është i mbyllur. Në çdo rast unë zbatoj çdo lloj vendimi.

Stadiumi? Objektivi jonë ishte të përfundonte në mars. Kemi shumë pengesa dhe ato financiare së fundmi.

Ky është një shqetësim për ne. Në buxhetet tona ishte planifikuar që TVSH duhet të rimbursohetet. Që të pengohet zhvillimi i një projekti kaq madhor për cinizma apo interesat e njerëzve që janë në komisionin e ekonomisë më duket shumë e padrejtë.

Uroj në një reflektim të Ministrisë së Financave me qëllim që stadiumi të përfundojë në 2019. Qeveria shqiptare ka paguar 0 për atë stadium. Nuk mund të na mohojë dhe të drejtë e rimbursimit të TVSH-së dhe ta pengojë përfundimin e projektit.

Na qan pak zemra për paraqitjen e Kombëtares. Të gjithë duam të fitojmë. Është e vështirë që ta bëjmë krahasimin Kosovë-Shqipëri. Në futboll masin rezultatet. Ekipi i Kosovës është për t’u përgëzuar, sepse në një kompeticion të dytin historik zyrtar bëri një paraqitje shumë të mirë, pavarësisht se një kategori inferiore. Nëse do ti krahasoni me renditje, lexojini në renditjet e FIFA-s.

Nuk e imagjinoj përballjen tonë zyrtare me Kosovën. Por gjithsesi ekzistojnë mundësitë. Ne jemi në vazon 4, Kosova është në vazon 5.

Nuk kam menduar të përfshihem në politik. E kam thënë kurrë mos thuaj kurrë, sepse nuk i dihet në kohë të ndryshme, në momente të ndryshme, njeriu merr vendime të ndryshme. Nuk kam asgjë në planet e mia. Më pëlqen kjo që bëj. Më pëlqejnë sfidat e futbollit. Më pëlqen të realizojmë projektet. Kompleksi i ri, shtëpia e futbollit dhe 2 mini-stadiume brenda”, u shpreh Duka.

 

Tags: dukanotePanuçipergjigje

JU SUGJEROJME

‘Falje shqiptarëve’, Rama: Gabimet e mia, jo me qëllimin për përfitime në kurriz të popullit
Aktualitet

‘Falje shqiptarëve’, Rama: Gabimet e mia, jo me qëllimin për përfitime në kurriz të popullit

20/07/2022
Raporti i TI, Gjekmarkaj: Gjendja përkeqësohet, kryeministri e ndien veten të paprekshëm
Kryesore

Gjekmarkaj: Avokati i Popullit s’duhet të jetë pinjoll i diktaturës, ja kush i përmbush kushtet

19/07/2022
Mbledhja për presidentin/ Alibeaj zhvillon mbledhje me grupin parlamentar
Kryesore

S’janë pjesë e grupit të Berishës, deputetët e PD-së mblidhen së bashku

19/07/2022
Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova
Aktualitet

Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova

19/07/2022
Next Post
‘Unaza e madhe’, Veliaj: Shpellarët nuk do e ndalin projektin

Veliaj sqaron deklaratën: Po të jetë për shpellar, jam unë tre herë…

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • ‘Falje shqiptarëve’, Rama: Gabimet e mia, jo me qëllimin për përfitime në kurriz të popullit
  • Gjekmarkaj: Avokati i Popullit s’duhet të jetë pinjoll i diktaturës, ja kush i përmbush kushtet
  • S’janë pjesë e grupit të Berishës, deputetët e PD-së mblidhen së bashku
  • Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova
  • Xhaçka për negociatat me BE-në: Na pret një proces sfidues, jemi gati



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In