Kryesore

Çfarë paralajmëroi Dojçe Vele një ditë para largimit të Xhafës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 27/10/18 |
mapo.al

Televizioni gjerman, Dojçe Vele raportoi një ditë më parë për valën e arrestimeve në Shqipëri në kuadër të mega-operacionit ‘Vol-vo 4’. Sipas televizionit, në operacion kanë marrë pjesë mbi 1500 policë.


Një ditë para largimit të ministrit të Brendshë, Fatmir Xhafaj, media gjermane paralajmëronte arrestime të nivelit të lartë. A u largua Xhafaj pasi do prangoste dikë të nivelit të lartë apo ishte ai vetë niveli i lartë? Kjo mbetet për t’u parë.


“Për shumë vite me radhë, baronët e drogës në Shqipëri konsideroheshin të paprekshëm. Lidhja e tyre me politikën ishte e ngushtë, ishte e rrezikshme që t’i hetoje ata. Kjo po ndryshon tani,” thuhet në artikull.



“Deri më tani politikanët apo zyrtarët shtetërore, të cilët thuhej se ishin të përfshirë në çështjet e korrupsionit dhe trafikun e drogës, konsideroheshin të paprekshëm në Shqipëri. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) në vitin 2017, bandat shqiptare ishin numri një për trafikun e heroinës dhe kanabisit dhe numri 3 për trafikun e kanabisit”.


“Megjithatë, suksesi i operacioneve policore të kësaj jave ka rritur shpresat se kjo mund të ndryshojë së shpejti dhe se politikanët e nivelit të lartë do të përgjigjen para drejtësisë, nëse janë të përfshirë në trafikun e drogës”.


“Ndoshta nuk është rastësi që ky operacion në shkallë të gjerë ndodhi menjëherë pa


Etiketa: , , , ,

Pas