Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë përfaqësojnë pesë finalistët e çmimit “Kadare 2018”

by mapo.al
25/05/2018
in Mapo Format, Mapo Letrare
0

Nga Agim Baçi

Një roman duhet të bëjë të gjesh diçka nga vetja, nga gjërat e tua, nga ajo që të bën të mendosh, që të besosh. Ndryshe leximi do të ishte një sforcim, një gjë që s’do të të sillte asnjë lloj kënaqësie. Edhe në ditët e sotme, kur kategoritë letrare kanë hequr muret, ku flitet për një letërsi me efekte sociale të drejtëpërdrejta apo për një nevojë të njohjes së një të shkuare historike e politike, askush nuk mund të thotë se kanë rënë mekanizmat për t’iu referuar arsyeve që e çojnë njeriun drejt pyetjeve të duhura për një libër, sidomos për kënaqësinë estetike që duhet të japë leximi. Dhe fatmirësisht proza shqiptare sot përfaqësohet thuajse me të gjitha tiparet e prozës që lëvrohet kudo në botë, herë duke i ruajtur e herë duke i thyer kufijtë e njohura të të shkruarit të deristoëm.



E shkruar nga ata që jetojnë në trojet shqiptare apo jashtë këtyre kufijve, letërsia e sotme shqiptare që botohet apo që ka konkurruar me dorëshkrime në këto vite për çmimin “Kadare”, ka nevojën e leximit përmes shinave që na lidhin me të përhershmen dhe përjetshmen. Në këtë aspekt, kritikës letrare i duhet ta kërkojë dhe ta gjejë atë që lexon ende për të njohur veten dhe botën. Nuk janë pak ata që janë ende në këtë udhë, që besojnë se të lexuarit kërkon kohën e vet, se të lexuarit është një alkimi e rëndësishme për të ngritur pyetjet e duhura. As teknologjia që ka pushtuar çdo lloj komunikimi nuk do të mundet ta humbë atë që kërkon të gjejë disa pyetje të duhura për jetën e vetveten, atë që kërkojnë të shquajë më mirë gjërat. Lexuesi mund të ketë ndryshuar “auditor”, por është gjithnjë aty dhe shumë i rëndësishëm, si një vazhdim i mirë i veprës, si një dhënës i kuptimit të kodeve letrare. Ne vetëm duhet ta gjejmë atë…

Rudina Çupi “Shenjat e pikësimit”- Të thjeshtat, të pathënat, të padukshmet, memecet- jo nuk janë ashtu nëse i shohim me vëmendje. Ka gjithçka magjinë e vet mes të pathënave. Veçse çelësin e ka kushdo brenda vetes së tij. Çupi sjll një monolog përmes kufijve të vegjël, gati të padukshëm, por tmerrësisht të rëndësishëm.

Thanas Dino me “Prishja ose Ndërrimi dhe ndalimi” – A mund t’i shmangemi fatit? A mund t’i ikim së shkuarës duke u ankuar për të, apo duhet të shohim se si bashkëjetohet dhe si bashkëudhëtohet edhe me atë që më parë nuk e kishe besuar si pjesën tënde? Një prozë e pushtuar nga fuqia e njeriut për të dashur jetën deri në pamundësi.

Vera Bekteshi me romanin “Një rrugë e gjatë pa krye”- Nuk tenton të dallojë të bardhën mbi të zezë, e as të zezën mbi të bardhë, por të japë të zezën mbi të zezë, si një hon që nuk ka fund. Proza e Bekteshit është një udhëtim në formë rrathësh i njeriut në një botë ku nënshtrimi është kryefjalë e gjithçkaje.

Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave”- Të zbulosh atë që shpesh nuk e shohim, që e kalojmë në pavëmendje. Ndodh rëndom kur na sheh syri tjetër, por a jemi gati ta pranojmë se si na shohin të tjerët? Një grotesk ndaj banalitetit që kërkon të zbehë njerëzoren e të të shenjtën e ta zëvendësojë individualitetin me artin vrasës të përshtatjes së pafundme.

Gazmend Krasniqi me “Trilogjia e Shkodrës”- Të udhëtosh me letërsinë për letërsinë. Krasniqi e sheh botën përmes fuqisë së fjalës, përmes atyre që kanë thënë, e që na ftojnë të rizbulojmë pandalshëm magjinë e letërsisë./Mapo.al/

 

Tags: cmimifinalisteJuriaKadare

JU SUGJEROJME

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore
Kryesore

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore

17/12/2022
Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS
Kryesore

Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS

16/11/2022
Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë
Kryesore

Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

12/11/2022
“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë
Kryesore

“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë

10/11/2022
Next Post
Pas krizës, shesim energjinë/ 42 mln euro vetëm për katër muajt e parë të vitit

Pas krizës, shesim energjinë/ 42 mln euro vetëm për katër muajt e parë të vitit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In