Friday, July 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë po lind nga Teatri

by mapo.al
22/05/2020
in Kryesore
0

Rrëzimi i Teatrit duket se po sjell një dinamikë të re politike në vend. Atmosfera e rezistencës qytetare për më shumë se dy vite ndaj qeverisë autoritariste të Edi Ramës, po shihet si një mundësi që aty të lindë një lëvizje.

Eshtë brumi i duhur, pasi artistët dhe aktivistët kanë frymëzuar shumë njerëz dhe kanë fituar simpati të madhe në publik.

I pari që e tha këtë fare hapur, një natë më parë, ishte Edi Rama. Në një intervistë tek, Real Story, ai lajmëroi se ka një lëvizje qytetare aty që mund të kthehet në parti politike, dhe të bëhet partia e Presidentit Meta.

Sigurisht, Edi Ramës kjo i vjen për shtat. Nëse e politizon atë qendresë, dhe i cakton një agjendë, ai beson se i heq kredite morale një fronti ku ai vetë humbi shumë aksione.

Në atë Agora, janë afruar disa rryma në fakt. Jo më kot, edhe Vetëvendosja qe prezente aty, dhe ditën e shembjes së godinës, një nga qendrimet më të forta erdhi prej Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë në Kosovë.

Pak orë pasi Edi Rama lajmëroi lëvizjen dhe lidhjen e saj me Presidentin, erdhi reagimi i Ilir Metës. Në një postim në Facebook sot në mengjes herët, kreu i shtetit, thotë saktësisht se lëvizjet qytetare po lindin, dhe bën thirrje që t’u bashkohemi zemërluaneve të Mbrojtes së Teatrit, në emër të demokracisë.

Aty është humusi i duhur nga ku do të mbijë patjetër diçka.

Idetë dhe mesazhet e aktorëve dhe intelektualëve që janë bashkuar me atë protestë, kanë shkuar përtej godinës dhe trashëgimisë. Kanë folur për ruajtje të vlerave, të lirisë, dhe goditjen e diktaturës.

Presidenti ka qënë gjithnjë afër tyre. I ka pritur dhe ka lëvizur edhe me akte në aleancë me ta.

Eshtë një moment kur skepticizmi për politikën është në kulm, dhe ndoshta janë kushtet që një lëvizje qytetare të fitojë terren.

Mund të thuhet se PD dhe kryetari i saj Basha, ka patur një marrdhënie korrekte dhe transparente me AMT. Ka nënshkruar një marrëveshje me ta, dhe së fundmi ka premtuar ringritjen e Teatrit, siç ishte, aty ku ishte.

Fakt është se nga ai shesh, po buron shumë energji. Me siguri, artistët kanë idetë dhe bindjet e tyre gjenuine, dhe janë aty për parimet e tyre. Por sidoqoftë, rezistenca e gjatë dhe guximi që treguan, tanimë i tejkalon edhe ata vetë. Edhe po të duan, nuk e ndalin dot valën që u ngrit aty. Një valë që po ecën në një ambjent të mpirë ku reagimi qytetar ka munguar. Rama është i interesuar ta reduktojë e ta damkosë, Meta sheh një mundësi për të formësuar diçka më shumë, ndërsa Basha me gjasë mbështet çdo impuls që do të ndihmonte në rënien e një qeverie siç e quan ai, të lidhur me krimin, me oligarkët e që nuk lejon zgjedhje të lira.

Enigmat janë për t’u zbardhur në vijim.

Tags: lëvizjateatri

JU SUGJEROJME

VOA, lajm për Berishën: U shpall “non grata’ edhe nga Britania, akuzat ndaj tij
Kryesore

VOA, lajm për Berishën: U shpall “non grata’ edhe nga Britania, akuzat ndaj tij

22/07/2022
Zjarri lë Shëngjinin pa energji elektrike
Aktualitet

Zjarri lë Shëngjinin pa energji elektrike

22/07/2022
Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
Aktualitet

Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

22/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një rast i humbur për të ndenjur shtrembër e folur drejt për Hashim Thaçin me shokë

21/07/2022
Next Post
Nga largimi i Dovranit te ‘Paketa Anti-shpifje’, ja 14 pikat e paktit që ofron Meta

Nga largimi i Dovranit te 'Paketa Anti-shpifje', ja 14 pikat e paktit që ofron Meta

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Shtyhet samiti i muxhahedinëve në Durrës, shkak kërcënimet për sulme terroriste
  • Vodhën 60 mln lekët e pensionistëve, arrestohen drejtori i postës së Dibrës dhe shefi i zyrës
  • VOA, lajm për Berishën: U shpall “non grata’ edhe nga Britania, akuzat ndaj tij
  • Zjarri lë Shëngjinin pa energji elektrike
  • Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In