Sport

Çfarë po ndodh me Dybalën? Rezulton sërish pozitiv me COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 29/04/20 |
mapo.al

Sulmuesi juventin, Paulo Dybala, ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19 edhe në tamponin e katërt që iu nënshtrua.


Edhe pse ka rreth 40 ditë që qëndron në karantinë në shtëpinë e tij në Torino në pritje që të shërohet plotësisht, testet vijojnë të mos i japin dritën jeshile.



Para disa ditësh argjentinasi u pa teksa stërvitej në shtëpinë e tij duke dhënë shenja se ishte drejt shërimit, por koronavirusi mbetet sërish në trupin e tij pavarësisht se nuk ka asnjë simptomë.


Dybala rezultoi pozitiv me koronavirus më 21 mars së bashku me të fejuarën e tij, Oriana Sabatini.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas