Monday, July 4, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?

by us er1
03/07/2022
in Kryesore, Politika
0

Red Varaku

Agresioni rus në Ukrainë ka sjellë dhe një unifikim të qëndrimit të SHBA-BE në lidhje me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, kjo ka prodhuar një vullnet të hekurt dhe një shpejtësi tjetër në lidhje projektin për integrimin e rajonit ne Bashkimin Europian, çka është dhe objektivi kryesor i projektit Amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Siç është bërë e qartë, ky projekt synon ta kthejë këtë rajon nga një rajon problematik, “një fuçi baruti” që mund të hedhë në erë nga momenti në moment rendin aktual botëror, në një hapësirë të zhvilluar nga të gjitha pikëpamjet që do kontribuonte në paqen dhe stabilitetin.

Kështu këtë të premte me shumë gjasa ambasadorët e 27 vendeve të BE pritet të firmosin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe njëkohësisht sta pritet të vendosin dhe datën për takimin e parë ndërqeveritar që lidhet me fillimin e hapjes së kapitujve.

Ndërkohë po diskutohet liberalizimi i vizave me Kosovën në tetor, ku vullneti duket se nuk po mungon përfshi dhe vetë bllokuesen kryesore të deritanishme të këtij procesi, Francën, e cila tani shikon si problematika vetëm disa çështje teknike, siç janë çështjet e karakterit të sigurisë apo çështje të azilkërkuesve për të cilat ajo konsideron se duhet të merren masat përkatëse.

Ndërsa me reformat kushtetuese që po ndërmerren nga Bosnjë-Hercegovina pritet që po në tetor të këtij viti të vendoset në tavolinë dhe vendimi për marrjen e statusit të vendit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën, çka është dhe fillimi i fundit të problemeve për Bosnjë-Hercegovinën.

Të gjitha këto të paralajmëruara nga Presidenca e shkuar franceze dhe të konfirmuara nga Presidenca aktuale çeke.

Pa llogaritur këtu dhe vullnetin e shpallur të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës për t’iu bashkuar aleancës më të fuqishme ushtarake në glob, NATO, që nëse bëhet realitet e kthen të gjithë rajonin në anëtare te plotë të NATO-s përveç Serbisë.

Pra, është e qartë që në kontekstin e ri gjeopolitik gjërat po lëvizin me një shpejtësi tjetër për integrimin e rajonit në BE , si një nga hapësirat më demokratike të Perëndimit. Vullneti politik i Perëndimit për integrimin e tij është më i vendosur se kurrë, ndërkohë të vetmet pengesa duket se janë vetëm ato teknike dhe ky është vërtetë një lajm i mirë për rajonin.

Kjo jo vetëm sepse këto janë kapërcime të jashtëzakonshme si në kuptimin e reformave që duhen ndërmarrë dhe kohës që merr zakonisht ky proces, por edhe sepse afërsia me BE prodhon pashmangshmërisht më shumë demokraci, shtet të së drejtës dhe mirëqenie.

Tags: Ballkani PerëndimorRed Varaku

JU SUGJEROJME

Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë
Aktualitet

Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë

04/07/2022
Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
Bota

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)

04/07/2022
“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini
Bota

“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini

04/07/2022
Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano
Bota

Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano

04/07/2022
Next Post
Ku “humbën” hekurudhat moderne?

Ku “humbën” hekurudhat moderne?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë
  • Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
  • Këngëtarja shqiptare rrëzohet në mes të skenës (VIDEO)
  • “Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini
  • Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In