Aktualitet

Çfarë tregojnë urdhrat e PS ndaj drejtësisë…





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 20:53 - 13/01/20 |
mapo.al

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Tiranës për pushimin e cështjes ndaj Lulzim Bashës lidhur me një lobim në USA, gjëja e parë që ndodhi, ishin disa urdhëra të numrit dy të mazhorancës, Taulant Balla, ndaj drejtësisë.


Pa asnjë dridhje qerpiku, sikur po i drejtohej degëve të PS në rrethe apo forumeve të rilindjes, Balla kërkoi, e para apelimin e cështjes nga prokurori. Dhe aty për aty, i kërkoi KLP dhe KLGJ të hetojnë për gabime të bëra në trajtimin e cështjes.



Me këtë reagim, shumica në pushtet dëshmoi edhe një herë se drejtësia, sipas tyre, qenka një trupë aspak e pavarur, por vasale, derisa kanë kollajllëkun ti japin urdhëra dhe në publik.


Kjo tregoi po ashtu se sa e politizuar ishte cështja në fjalë. Balla nuk përmend asnjë argument apo referencë ligjore. Pushteti thjesht pra e donte Bashën të dënuar, nuk u interesojnë letrat, dhe nëse ka apo jo prova, apo vetëm ca denoncime e shkrime spekulative në media.

Qeveria nuk pranon më anë tjetër asnjë vendim të drejtësisë që nuk i pëlqen asaj. Ky reagim është pjesë e një trysnie të kthyer në metodë, për ti mbajtur gjyqtarët e prokurorët nën presion të vazhdueshëm, dhe kjo patjetër me synimin për ti lënë ata sa më larg aferave të tyre, që për nga sasia, masa dhe kohëzgjatja, janë më të mëdhatë e spektakolaret në këto 29 vite demokraci.


Etiketa:

Pas