fbpx

Aktualitet

Çfarë u diskutua me Metën, Basha flet pas takimit në Presidencë





               Publikuar në : 11:53 - 19/11/19 |
mapo.al

Pas takimit të zhvilluar në Presidencë, lideri demokrat Lulzim Basha ka takuar në një bar-restorant të njohur në kryeqytet, ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde, e cila po viziton vendin tonë. Në përfundim të këtyre takime të njëpasnjëshme, ai iu përgjigj interesit të medias, sidomos për takimin me Presidentin.


“PD është për një reformë në drejtësi sipas Kushtetutës, jo sipas klaneve korruptive”, tha  ai referuar përplasjes për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.



“Tashmë është domosdomoshëri zgjidhja e krizës potilike. Prej 3 muajsh është shtruar si çështje dhe nga Bundestagu gjerman dhe nga partnerët tanë strategjikë”, u shpreh Basha.


Më tej, Basha shtoi se shtyrja e afatatit të komisionit të reformës zgjedhore është tjetër përpjekje pëti hedhur hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar.

“Javën e ardhshme opozita do të ketë gati produktin e saj për reformën zgjedhore me të gjitha amendamentet përkatëse. Rrugëdalje e vetme nga kriza është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në të njëjtën kohë. Ne do të vazhdojmë në këtë kërkesë të pandryshueshme”, tha Basha.

Lexo edhe:

Meta mbështet opozitën: Puç Kushtetues! Duhen zgjedhje të parakohshme


Etiketa: , ,

Pas