Kryesore

Çfarë vendimi do marrë Holanda? Parlamenti diskuton sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 08/10/19 |
mapo.al

Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez pritet të diskutojë sot nëse do i hapë dritën jeshile nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.






Mediat holandeze raportojnë se nuk do të jetë një debat i lehtë. NOS shkruan se Gjermania ka vendosur disa kushte, që ngrenë shqetësime për të cilat edhe Holanda është dakord.


Por Bert van Slooten, korrespondent i NOS në Bruksel, thotë se nuk di të thotë se nëse Holanda do ndjekë gjurmët e Gjermanisë.







“Natyrisht është një hap i madh që Holanda të pranojë papritur për të nisur bisedimet e anëtarësimit”, tha ai.




Kurse gazeta Volkskrant shkruan se partitë kryesore qeveritare në Holandë janë shumë skeptike për nisjen e negociatave.



Por preisoni për të nisur negociatat po shtohet, sidomos për shkak të faktit se aktorë të tjerë po ushtrojnë ndikim në rajon, përfshi këtu Rusinë dhe Kinën.

Lexo edhe :  Fotoreportazh nga komunizmi: Ishim mirë kur ishim keq...

Pas debatit, Stef Blok, ministër i Jashtëm, do të shprehë opinionin holandez në takimin e BE në Luksemburg këtë fundjavë.

Vetëm atëherë do të merret një vendim zyrtar për nisjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Më herët, zyrtarë të lartë holandezë, përfshirë kryeministrin Mark Rutte, kanë lënë të kuptohet se është herët që Shqipëria të nisë negociatat.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas