Qeveria e Europiane Futbollit pritet të vendosë në një mbledhje të posaçme mbi fatin e takimit të lënë përgjysmë në Beograd. Skenarët tashmë janë të qarta. Dy janë vendimet që UEFA mund të marrë lidhur me këtë takim. Ripërsiritjen e takimit në një fushë asnjëanëse, fitoren në tavolinë me rezultatin 3-0 të takimit në favorin e Shqipërisë. Duke vëzhguar fatet e ndeshjeve të shkuara, të cilat kanë hasur të njëjta dinamika mund të themi pa frikë se takimi Serbi- Shqipëri dështoi në organzim. Edhe pse nga Ministria e Brendshme e Serbisë u mësua se për mbarëvajtjen e takimit u angazhuan më shumë se 4 000 forca policore sërish rezultati ishte për të ardhur keq. Tifoz të cilët mësynë në fushën e blertë, si dhe hedhje të fishekzjarëve në fushën e blertë dhe sipas rregullores së UEFA-s kur një Federatë dështon në organizmin e takimit ndeshja përfundon me rezulatin 3-0 në favor të udhëtuesve. Këtu mund të kujtojmë ndeshjen Torino-Milan të vitit 2002, kur tifozët vendas mësynë fushën dhe Federata Italiane e Futbollit me mbështetjen e UEFA-s i akordoi Milanit fitoren në tavolinë.