Editorial

Ç’formë e ç’përmasa do ketë përgjegjësia e Sandër Lleshajt për kreun e OFL-së








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 28/09/20 |
Mapo.al

Që Sandër Lleshaj do mbajë përgjegjesi për një prej skandaleve më të mëdha që ka ndodhur vitet e fundit me rendin e policinë, ku del se kreu i OFL tregtonte për kapot e krimit informacion të rezervuar, për këtë nuk ka asnjë dyshim.


Këtë e dimë nga vetë Sandër Lleshaj.


Kur u pyet për një drejtues të lartë të Policisë, lidhur me të shkuarën e tij, ministri tha se e mban ai përgjegjësinë për atë zyrtar.


E tha me gojën plot pa ju dridhur asnjë qerpik.


Po me siguri, Sandër Lleshaj ka të njëjtin standard edhe për drejtues të tjerë të atij niveli. Nuk i ndan ai sipas preferencave e emrave.


Aq më tepër, kur bëhet fjalë për kreun e OFL që është më e madhja krenari e mburrje e këtij Ministri. Për këtë OFL, Lleshaj ka thënë se po e ndjek krimin si askush tjetër më parë.

Pra është e padyshimtë që Sandër Lleshaj do ta mbajë fjalën. Fjalën e dhënë në publik që ai mban përgjegjësi për drejtuesit e policisë.

Ajo ç’ka nuk dihet është se ç’formë e ç’përmasa do të ketë kjo përgjegjësi?

Duke parë natyrën e skandalit, i bie që vetëm dorëheqja e con në vend dëmin e krijuar. Sidomos kur mësohet se në shitje nga OFL janë nxjerrë informacione të partnerëve gjermanë.

Ne kemi fjalën e Sandër Lleshajt që mban përgjegjësi. Po nuk dimë orën dhe ditën kur do ta bëjë.

Deri tani reagimi i vetëm ka qënë pezullimi i kreut të fushatës më të madhe propagandistike të qeverisë dhe Lleshajt, që është OFL.

Me siguri, s’do të mjaftohet me kaq Gjenerali.

Gjeneralët bëjnë atë që thonë. Ndaj janë gjeneralë.


Etiketa: , , ,

Pas