Katër vite më parë, Spezia do ta blinte nga Inter Zapresic në Kroaci dhe do të luante në Serie B, duke mos lënë gjurmë. Vetëm 22 vjeç në atë kohë, por Orsic, futbollisti i Dinamo Zagreb, që për tre vite provoi edhe Kinën dhe Korenë e Jugut, sonte ka dhuruar spektakël në “Maksimir”, duke shkatërruar Atalantan me tri gola. Rezultati final? Dinamo Zagreb 4, Atalanta 0! Pas Haaland, një tjetër “i panjohur” bën namin në Champions! Mbrëmje katastrofë për Gjimshitin & Co në debutimin në Champions!