fbpx

Aktualitet

Champions/ Atletico nuk “vdes kurrë”, Juventusi flak fitoren (VIDEO)






               Publikuar në : 23:03 - 18/09/19 |
mapo.alm

Atletico Madrid-Juventus nuk mund të jetë kurrë një ndeshje pa emocione… Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë sezon, dueli në fjalë ka dhuruar gola, por sidomos edhe raste pafund. Simeone, si zakonisht, nuk përmbahet dhe në fund të ndeshjes feston si i çmendur barazimin 2-2 me Herrera, që ka arritur të marrë 1 pikë për “colchoneros” në një ndeshje që në pjesën e dytë mori drejtimin bardhezi.


Juventusi shpërdoron një mundësi të artë, teksa Cuadrado dhe Matuidi realizuan pas pushimit dy gola dhe u duk sikur fundosën dhe shuan shpresat e Atleticos.



Por, skuadra madrilene “nuk vdes kurrë” dhe reagon me Savic dhe, në fund, Herrara. Mbrojtja bardhezi për t’u rishikuar, në të dy rastet, duke qenë se golat kanë ardhur me kokë.

Ronaldo, në fund, pati shansin për të shënuar golin e fitores te “viktima e preferuar”, por topi doli ngjitur me shtyllën.


Etiketa: , , , , , ,

Pas