fbpx

Aktualitet

Champions/ Bajern Mynih nuk fal Zvezdën, tris për të kryesuar grupin






               Publikuar në : 23:10 - 18/09/19 |
mapo.alm

Bajern Mynih ka dominuar dhe ka fituar me diferencë të thellë përballë Crvena Zvezdës, në një sfidë të cilën e kontrolloi që në startin e saj për të marrë kryesimin e Grupit në Ligën e Kampioneve.


Bavarezët deshën të bënin një start sa më të mirë duke llogaritur se dueli tjetër i grupit mes Totenhem dhe Olimpiakos ishte mbyllur në barazim dhe ia arritën qëllimit, duke mundur skuadrën serbe për të marrë menjëherë kryesimin.



Koman në pjesën e parë i dha avantazhin skuadrës së Kovaç, e cila vonoi për të mbyllur ndeshjen, por ia doli në fundin e saj me Levandovskin e Myler të cilët konkretizuan më në fund një mori rastesh të krijuara para portës serbe.

Takimi i radhës i skuadrës së Bajern do të jetë ndaj Totenhem, ndërsa Crvena Zvezda do të ndeshet me Olimpiakos.


Etiketa: , , ,

Pas