Aktualitet

Champions – Bayerni “mposht” Lazion, Chelsea befason Atleticon në Madrid














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:28 - 23/02/21 |
mapo.al

Bayerni i Mynihut praktikisht në çerekfinale të Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit, fituan thellë 1-4 në fushën e Laizos, duke përmbushur pritshmëritë e opinionit sportiv.





Bardhekaltrit nuk mundën t’i bënin ballë furisë bavareze, me ndeshjen që u mbyll që në pjesën e parë.


Lewandowski zhbllokoi takimin që në minutën e 9-të, ndërsa në të 24-tën dyfishoi 17-vjeçari Musiala, të cilit trajneri Flick i kishte rezervuar fanellën e titullarit.




Në fundin e fraksionit të parë Sane i çoi shifrat në 0-3.


Sapo nisi pjesa e dytë, Bayerni e thelloi më tej diferencën falë autogolit të Acerbit, ndërsa golin e nderit për Lazion e realizoi Correa. Sfida e kthimit në “Allianz Arena” pritet të jetë formalitet për kampionët e Bundesligës.


Më një këmbë jashtë Championsit Atletico e Madridit, që u mposht 0-1 në “Wanda Metropolitano” nga Chelsea, falë golit të Giroud në minutën e 68-të. “Los Colchoneros e reflektuan edhe në këtë kompeticion formën e dobët që shfaqën në javët e fundit në La Liga./supersport.al/

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas