Barcelona e udhëhequr nga Lionel Messi kërkoi me ngulm të arrijë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në përballjen me Lyonin sonte në “Camp Nou”. Djemtë e Ernesto Valverde barazuan me rezultatin 0-0 në ndeshjen e parë kundër Lyonit, e cila u zhvillua në Francë.
Një penallti e dyshimtë e akorduar nga VAR-i në minutën e 17-të, është kthyer në gol nga Leo Mesi dhe goli i shënuar nga Felipe Kutinjo në minutën e 32-të e kanë futur ndeshjen e Barcelonës në shinat e duhura. Olimpic Lyoni nuk duroi dhe në minutën e 49’ Clement Lenglet ktheu një gol ndaj Barcelonës, por pa ndonjë dobi, pasi iu desht një gol më shumë për të eleminuar Barcelonën nga Champions League, gjë të cilën nuk e arriti. Goli i fundit nga Lyon u pasua nga dy gola të njëpasnjëshëm të Barcelonës në minutën e 78′ nga Lionel Messi, në minutën e 81′ nga Gerard Pique dhe i fundit në minutën e 86′ nga Ousmane Dembele me Championsin në xhep.
/MAPO.AL/