Mbrëmjen e sotme do të mësohen 2 skuadrat e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve për edicionin 2020-2021.
Me mjaft interes pritet dueli që luhet në “Park de Princ”, aty ku zbresin dy skuadrat finaliste të sezonit të shkuar. PSG niset e favorizuar ndaj Bayern Munchen pas fitores 3-2 në Gjermani.
Francezëve i duhet të bëjnë detyrën në shtëpi, për të menaxhuar rezultatin në sfidën e parë. Levandowski do jetë sërish mungesa e madhe e Bayern në këtë duel, teksa trajneri, Hansi Flick do të bëjë edhe pa Costën, Toliso e Gnabry.
***
Përballja tjetër luhet mes Chelsea dhe Porto.
Blutë janë të favorizuar në këtë 90 minutësh, pas fitores 2-0 ndeshjen e parë. Për shkak të masave anti-COVID në Britaninë e Madhe, ky duel do zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “Roman Sanches Pizhuan” të Sevillas.
Një fushë neutrale, por që nuk pritet të ndikojë në mbarëvajtjen e sfidës. Të dy përballjet do luhen duke nisur nga ora 21:00.
Çështja e kualifikimit mbetet e hapur, edhe pse bavarezëve iu duhet të shënojnë dy gola më shumë se kundërshtari.
Ndërkaq, sot zbret në fushë edhe Chelsea, teksa blutë e Londrës duhet të ruajnë avantazhin e marrë në ndeshjen e parë ndaj Portos ku fituan me rezultatin 0-2.
Të besuarit e trajnerit Thomas Tuchel këtë sezon po bëjnë mirë në Champions League dhe duket se Porto këtë herë nuk do të ketë fuqinë për të bërë surprizën ashtu siç ndodhi herën e kaluar kur eliminuan Juventus.
Ndeshjet:
21:00 PSG-Bajern Mynih
21:00 Çelsi-Porto