Sport

Champions/ Gjithçka e barabartë mes Atletikos dhe Juventusit, City favorit në Gjermani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 20/02/19 |
mapo.al

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 do të luhen ndeshjet e fundit të vlefshme për raundin 1/16 e Champions League.






Atletiko Madrid vs Juventus do të jetë sfida që na premton spektakël dhe emocion.


Spanjollët e Diego Simeone do të zbresin në Wanda Metropolitano (67829 vende) me formacionin 4-4-2.







Në portë do të jetë Jan Oblak. Mbrojtja do të jetë e markuar nga Gimenez, Luis, Arias dhe Godin. Në mesfushë do të pozicionohen Lemar, Rodri, Saul dhe Koke. Dyshja sulmuese do të përbëhet nga Griezmann dhe Morata.





“Zonja e Vjetër” do të vendoset në fushë me formacionin 4-3-3. Szczesny do të jetë gardiani i portës. Në mbrojtje A.Sandro, Cancelo, Bonuçi dhe Chiellini. Mesfusha do të blindohet nga Pjanic, Khedira dhe Matuidi ndërsa treshja sulmuese përbëhet nga Mandzukic, Ronaldo dhe Dybala.

Të dyja skuadrat kanë shënuar nga 9 gola këtë sezon në Champions. Golashënues për Atletikon është Griezmann me 4 gola ndërsa për bardhezinjë Dybala me 5 të tillë. Probabiliteti që të jetë fituese skuadra vendase kuotohet me 34% ndërsa barazimi dhe fitorja e Juventusit kuotohet me 33%.

Ndeshja do të gjykohet nga gjermani Felix Zwayer.

Mes tyre këto skuadra janë përballur vetëm një herë në vitin 2014. Ndeshjen e parë në shtëpi Atletiko Madrid e ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndërsa ndeshja e kthimit në Itali është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Lexo edhe :  Nuk kërkoj falje!

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet këtë mbrëmje është ajo mes Shalke 04 dhe Manchester City, në përballjen e tyre të parë. Gjermanët e Domenico Tedesco do të zbresin në Veltins-Arena Gelsenkirchen (62271 vende) me formacionin 4-5-1.

Në portë Nuebel. Mbrojtja është e markuar nga Salif Sane, Nastasic, Oczipka dhe Caligiuri. Mesfusha përbëhet nga Matondo, Konoplyanka, McKennie, Mark Uth dhe Bentaleb ndërsa në sulm i vetëm do të jetë Burgstaller.

Nga ana tjetër “Qytetarët” e Pep Guardiolës do të luajnë me formacionin 4-3-3. Moraes në portë. Stones, Laporte, Walker dhe Otamendi do të vendosen në mbrojtje. Fernandinho, David Silva dhe De Bruyne do të shfaqin klasin në mesfushë ndërsa të besuarit e Pep në sulm do të jenë Sane, Aguero dhe Sterling.

Shalke ka shënuar 6 gola këtë sezon kundrejt 16 që ka shënuar City. Me 3 gola personal David Silva kryeson te Citizens.

Statistikat favorizojnë Manchesterin me 74% mundësi fitoreje, 17% kuotohet barazimi dhe 9% shanse ka skuadra gjermane.

Ndeshja do të gjykohet nga spanjolli Carlos del Cerro.

1


Etiketa: , , , ,

Pas