Nata e Varane, ose më saktë, nata e tmerrshme e Varane, që vishet me fanelën e Manchester City dhe i dhuron dy gola ekipit të Guardiolas në fitoren 2-1, ashtu si në “Bernabeu”.
City kalon më tej dhe Reali, përpos golit të Benzema që vuri pak barazpeshën në pjesën e parë, nuk bëri asgjë për të përmbysur.
Të goditur rëndë nga gafat e francezit, djemtë e Zidane e patën të vështirë ndaj Cityt të Guardiolas, që luante topin mirë dhe dominoi në fushë.
Por, në fund, golat e Sterling dhe Jesus janë praktikisht të Varane! Që sonte ndoshta nuk do të flejë gjumë rehat, ose madje aspak