Pas Ajax dhe Barcelonës sonte mësohen edhe dy gjysëm-finalistët e tjerë në Uefa Champions League. Sonte luhen takimet e dyta mes Manchester City-Totteham dhe Porto-Liverpool.
Manchester City kërkon të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë pasi ka humbur 1-0 në Totteham. Ekipi i Guardiolas vjen nga një formë shumë e mirë në kampionat. Nga ana tjetër ekipi i drejtuar nga Pochettino kërkon të bëjë mrekullinë duke eleminuar një nga pretendëntët kryesorë. Totteham ka avantazhin e rezultatit.
Liverpool udhëton drejt Portos mjaf i qetë pasi ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 2-0. Megjithatë Kloop qëndron me këmbë në tokë dhe ka kërkuar një vëmendje maksiale nga të tijët pasi nuk do që të ndodhin “surpriza” të pakëndshme. Ndeshjet sonte startojnë në orën 21:00.