Aktualitet

Champions League/ Juventusi jashtë, mrekullia e Ronaldos nuk mjafton








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:09 - 07/08/20 |
mapo.al

Juventusi nuk ia ka dalë! Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Lyon në Torino, nuk ka mjaftuar që të kualifikohet, pasi goli i shënuar nga Depay me parabolën në 11-të metërsh ishte vrastar për ekipin e Sarrit, që në 45’ e dyta provoi në çdo formë të shënonte, por nuk gjeti rrjetën.


Dy herë Ronaldo (me penallti dhe gol spektakolar) përmbysi francezët dhe kishte plot minuta për të gjetur golin e kualifikimit, por ai nuk erdhi.


Skuadra e Maurizio Sarrit e mbyll sezonin vetëm me fitimin e titullit, duke humbur finale e Kupës, finalen e Superkupës dhe duke u larguar nga Champions që në fazën e 1/16-ve.





Etiketa: , ,

Pas