Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për “Sky Sport” në prag të finales së Champions League që skuadra e tij do të luajë të sonte në orën 21:00 kundër Tottenham-it.
Liverpool nuk është favorit kundër Tottenham në finale. “‘The Reds’ kanë marrë pa dashje epitetin e favoritit, pas përfundimit të sezonit në Premierligë me 26 pikë më shumë se Tottenham. Nëse keni parë ndeshjet tona kundër Tottenham, ishte vetëm 2:1. Nuk ka përparësi para ndeshjes. Mendoj se nuk është e rëndësishme të thuhet para ndeshjes se kush është favorit, kjo duhet treguar në fushë”, ka thënë trajneri gjerman.
“Sigurisht, përballjet me skuadrat angleze nuk janë një gjë e re për ne. Por kualifikimi në finale është një gjë e jashtëzakonshme. Duhet të jemi të lumtur për futbollin anglez. Jam i lumtur edhe për Maurizio Sarri-n, që ka fituar Europa League. Në finalen e Champions-it kemi dy skuadra që kanë potencial dhe karakter”.
Strategu gjerman dha një lajm të madh. Roberto Firmino është rikthyer nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur në “Wanda Metropolitano”.
“Po, ai është gati për të luajtur”, tha Klopp por pa zbuluar nëse braziliani do të aktivizohet si titullar.
Kujtojmë që sulmuesi braziliani prej kohësh ka vuajtur nga një lëndim muskulor dhe i ka humbur disa nga ndeshjet e fundit të Liverpoolit.